Luciano Spalletti

Sport

Luciano Spalletti drejt Arabisë Saudite, Al Nassr gati t’i besojë stolin ish-trajnerit të Italisë

13 Qershor, 12:50| Përditesimi: 13 Qershor, 12:51

  • Share

Trajneri kampion me Napolin në vitin 2023, Luciano Spaletti ka marrë një ofertë faraonike nga Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo. Sipas burimeve nga mediet saudite, Al Nassr synon të largojë Stefano Piolin, i cili pritet të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon nga kontrata aktuale. Zëvendësimi i tij me Spallettin është në planet e menjëhershme të drejtuesve, ndërsa oferta formale pritet të paraqitet pas zgjidhjes së marrëveshjes me Piolin.

Spalletti, i cili u largua vetëm pak ditë më parë nga drejtimi i kombëtares italiane pas vendimit të presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e Al Nassr, të cilët janë gati t’i ofrojnë një pagë më të lartë se ajo e Piolit.

Në rast se marrëveshja realizohet, nuk përjashtohet një “derbi italian” në Riad, pasi në krye të rivalëve të Al Hilal është emëruar së fundmi Simone Inzaghi. Spalletti do të gjente në skuadër emra të njohur si Marcelo Brozovic, me të cilin ka punuar te Interi, si dhe yje të tjerë përfshi Aymeric Laporte, Otavio, Sadio Mané dhe Cristiano Ronaldo.

Ky do të ishte një tjetër kapitull i rëndësishëm në karrierën e trajnerit toskan, që duket se është gati të ndjekë gjurmët e Roberto Mancinit, i cili gjithashtu zgjodhi Arabinë pas aventurës me përfaqësuesen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?