BRAZIL - Ish-mbrojtësi i Interit, Lucio (Lucimar da Silva Ferreira, 47 vjeç) u shtrua në spital në Brasilia të enjten dhe është 'në gjendje të qëndrueshme, i vetëdijshëm dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm' në njësinë e kujdesit intensiv pas një aksidenti në familje, ku pësoi djegie në trup.
Ish-mbrojtësi i Interit, Lucio, fitues i tripletës në vitin 2010 me zikaltërit, është nën vëzhgim të vazhdueshëm në kujdesin intensiv në një spital në Brasilia pas një aksidenti në shtëpi. Sipas 'Gazzetta' dhe burimeve të tjera italiane, Lucio ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit pas një aksidenti në shtëpi.
Spitali ka dhënë një deklaratë, duke siguruar se ish-lojtari i kombëtares braziliane është “i qëndrueshëm, i vetëdijshëm dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm”.
KARRIERA - Lucio luajti për Interin dhe Juventusin në Serie A, duke fituar një titull të Serie A, dy tituj të Kupës së Italisë, një titull të Ligës së Kampionëve, një titull të Superkupës dhe një Kupë Bote për Klube me Interin.
Shumë nga kolegët e tij fitues të tripletës me Interin u ribashkuan në Milano dje për të festuar 80-vjetorin e lindjes së Massimo Morattit.
Lucio u bashkua me Juventusin si transferim i lirë në verën e vitit 2012, por bëri vetëm një paraqitje me bardhezinjtë përpara se të bashkohej me Sao Paulon në dhjetor të të njëjtit vit. Ish-ylli brazilian shënoi tre gola në 97 paraqitje në ligën më të lartë italiane dhe u tërhoq në vitin 2019.
Komente
