Bota

Lufta 12-ditore Izrael-Iran/ Shqiptarja me banim në Tel Aviv: Po i rikthehemi normalitetit! Klosi: Nëse Teherani do të kishte armë bërthamore, do ta kishte shpallur

30 Qershor, 23:11| Përditesimi: 30 Qershor, 23:19

  • Share

Pas përfundimit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, në skenë ka shpërthyer një debat i ri mbi çështjen e çarmatimit bërthamor dhe ndikimin e konfliktit në stabilitetin e rajonit.

Në ‘5 pyetje’ me Ilir Babaramon në Report Tv, ishin të ftuar këtë të hënë shqiptarja me banim në Tel Aviv, Jeta Gani, Edmond Panariti, ish ministër i Jashtëm, Fatos Klosi, ish drejtues i SHIK dhe drejtues i Institutit të Fizikës, Ferdinand Xhaferri, kryetar i komisionit parlamentar ie Sigurise, si dhe Ledion Krisafi, eskpert për çështjet ndërkombëtare.

Shqiptaro-izraelitja tha se jeta në Izrael po i rikthehet normalitetit, ndërsa foli edhe për gjyqin ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Jemi të detyruar të kthehemi në normalitet dhe të kthehemi në jetën e zakonshme, pse jo në Izrael ajo që është kryesorja, është në ditë të vështira që të rimëkëmbemi dhe të çohemi shpejt dhe të marrim jetën në proporcional, se nuk ka rrugë tjetër.”

“Deri tani për mua personalisht është shumë qesharake dhe jam i sigurt që nuk do dalë asgjë nga kjo punë. Flitet për një cigare euro, për një paketë cigare që ndoshta një kryeministër e ka të ndaluar ta marrë. Nuk ka fakte që ai është i korruptuar, flitet për gjëra të vogla. Ka 87 çështje, nëse do ishte diçka për t’u gjykuar dhe dënuar, do dënohej para se të ishte kryeministër. Izraeli është në një periudhë shumë të vështirë lufte dhe për ekzistencën e këtij shteti kjo pikë duhet vënë mënjanë”,- tha Jeta Gani, me banim në Tel Aviv.

Sipas Fatos Klosit, ish-shef i SHIK dhe drejtues i Institutit të Fizikës, pretendimet për një program bërthamor iranian duhet parë me kujdes.

“Irani, nëse do të kishte armë bërthamore, do ta kishte shpallur tashmë. Deri tani nuk ka prova të qarta, por rreziku ekziston”, -theksoi ai.

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, shpjegoi se prodhimi i armëve bërthamore është një proces kompleks që kërkon kohë dhe kapacitete teknologjike: “Irani ka luajtur vazhdimisht me programin bërthamor, por çdo përpjekje për prodhim të armëve duhet monitoruar me kujdes”.

Ndërkohë, Ledion Kriusafi vlerësoi se çarmatimi në këtë moment është i vështirë: “Nëse iranianët nuk heqin dorë edhe pjesërisht nga programi bërthamor dhe raketat balistike, Izraeli do të vazhdojë të godasë herë pas here, siç ka bërë me Hezbollahun”.

Xhaferri shtoi se kostoja ekonomike për të dyja palët është e madhe: “Irani përballet me sanksione që i kushtojnë mbi 20 miliardë euro në vit, ndërsa fatura e luftës për Izraelin ka kapur mbi 9 miliardë euro. Marrëveshjet duhet të synojnë monitorimin dhe përdorimin civil të uraniumit”, deklaroi ai.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?