Objektivi i dronit

Lufta/ Media ruse: Bombë në kondicionerin e avionit të Prigozhin! Kievi kundër Papës: I jep zë propagandës imperialiste ruse

28 Gusht 2023, 09:29| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 22:39

  • Share

Vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të avionit ku udhëtonte Prigozhin. Gazeta ruse Moskovsky Komsomolets hedh dyshime se i është vendosur bombë në kondicioner kur avioni i është nënshtruar një riparimi më 18 korrik.Atë ditë avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin Sheremtyevo në Moskë.

Sipas mediave gjatë riparimeve është bërë e mundur vendosja e bombës në kondicionerin e avionit.

Ndërkohë Kievi sulmoi mbrëmjen e sotme  Papa Françeskun duke e akuzuar për "propagandë imperialiste" në një fjalim të mbajtur më 25 gusht në Ditën e Rinisë Ruse në Shën Petersburg.

“Është vërtet për të ardhur keq që idetë e një fuqie të madhe ruse, të cilat në fakt janë shkaku i agresivitetit kronik të Rusisë, me vetëdije apo pa vetëdije, po dalin nga goja e Papës, misioni i të cilit, për mendimin tonë, është pikërisht të hapë sytë”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se mënyra më e mirë për Krimenë është të negociohet një zgjidhje politike. Zelensky tha se kjo gjë do të shmangte viktima të tjera.

“Është e preferueshme dhe e mundshme të negociohet një zgjidhje politike për Krimenë", tha Zelensky në një intervistë televizive.

Kohët e fundit Moska dhe rajonet tjera ruse kanë qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme nga dronët ukrainas. Rusia pretendoi se ka rrëzuar një dron që po i afrohej Moskës dhe dy të tjerë në një rajon në kufi me Ukrainën gjatë natës së 27 gushtit. 

Nga ana tjetër Rusia duket se është kundërpërgjigjur me raketa Kalibr, pasi zyrtarët ukrainas thanë se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi katër të tilla në rajonin e Dnipro-Petrovsk. 

Ora 21:00
Kievi kundër Papës: I jep zë propagandës imperialiste ruse

1691169886_papafrancesku.jpeg

Kievi sulmon Papa Françeskun duke e akuzuar atë për "propagandë imperialiste" në një fjalim të mbajtur më 25 gusht në Ditën e Rinisë Ruse në Shën Petersburg.

“Është vërtet për të ardhur keq që idetë e një fuqie të madhe ruse, të cilat në fakt janë shkaku i agresivitetit kronik të Rusisë, me vetëdije apo pa vetëdije, po dalin nga goja e Papës, misioni i të cilit, për mendimin tonë, është pikërisht të hapë sytë”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Ora 20:18
Media ruse: Ishte vendosur bombë në kondicionerin e avionit të Prigozhin

1692879406_prigozhin.jpg

Vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të avionit ku udhëtonte Prigozhin. Gazeta ruse Moskovsky Komsomolets hedh dyshime se i është vendosur bombë në kondicioner kur avioni i është nënshtruar një riparimi më 18 korrik. Atë ditë avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin Sheremtyevo në Moskë,  raportojnë mediat e huaja.

Sipas gazetës ruse, tre persona kishin akses në avionin e tipit Embraer gjatë riparimeve: dy inxhinierë, Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov, dhe drejtori teknik Minchenkov. Instalimi i kondicionerit filloi mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi mbrëmjen e 20 gushtit.

Ora 17:41
Zelensky: Ne i kushtojmë vëmendje maksimale sulmeve

1693237304_zz.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vëmendje maksimale po i kushton sulmeve, furnizimeve me armë dhe çdo gjëje tjetër që fronti ka nevojë.

“Sot, vëmendje maksimale po i kushtohet aksioneve sulmuese dhe furnizimit me armë dhe gjithçka të nevojshme për frontin”, tha Zelensky.

Zelensky tha se kishte marrë "raporte nga Komandanti i Përgjithshëm Zaluzhnyi, Komandantët Syrskyi dhe Tarnavskyi.

Ai gjithashtu shpjegoi se u fol edhe për zbatimin e "planit për mbrojtjen e infrastrukturave kritike të energjisë" edhe në funksion të dimrit dhe për "zhvillimin e një programi për kalimin në llojet e avionëve të avancuar".

Ora 17:05
Në pamundësi të pjesëmarrjes së Putin, Lavrov do përfaqësojë Rusinë në samitin e Indisë

1692465689_sergeilavrovrusinatoshba.jpg

Në samitin e liderëve të G20, që do të mbahet në Nju Delhi me datë 9 dhe 10 shtator, Rusia do të përfaqësohet nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, për arsye se Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk mund të jetë i pranishëm.

Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit indian, Narendra Damodardas, në fund të një bisede telefonike mes liderëve të dy vendeve, Narendra Modi dhe Vladimir Putin.

“Presidenti Putin ka shpallur pamundësinë e pjesëmarrjes në samitin e G20, i cili do të mbahet në Nju Delhi më 9 dhe 10 shtator dhe tha se Rusia do të përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës, Sergei Lavrov”, raporton zyra e kryeministrit Indian.

Ora 16:30
Lule, qirinj, shënime dhe lodra, në nderim të vdekjes së Prigozhin, Fëmijët: Na mungon

1693232989_ll.jpg

Në nderim të vdekjes së Prigozhin dhe luftëtarëve të grupit Wagner e cila ndodhi më 23 gusht, të rritur dhe fëmijë kanë lënë lodra, qirinj dhe trëndafila të kuq.

Fëmijët kanë shkruar se ata janë shume të dëshpëruar për vdekjen e tij dhe se i ka marrë shumë malli për të.

Ata kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të Prigozhin, duke shprehur edhe mirënjohjen për të gjithë punonjësit e Wagner për shpresën që ata u kanë dhënë popullit. 

"Xhaxha Zhenya dhe Dima, të gjithëve na ka marrë malli, ju duam, ne po qajmë për ju. Patriotët e vërtetë dhe mbrojtësit e atdheut. Të vdesin në agoni të gjithë ata që e bënë këtë! Shpreh mirënjohjen për të gjithë punonjësit e Wagner për shpresën që na kanë dhënë. Shpresa se gjërat në Rusi mund të jenë ndryshe. Sa për të ardhur keq që nuk ia dolët deri në fund”, janë disa nga shkrimet e fëmijëve.

Ora 16:14
Macron: Mundësia që Franca të hyjë në luftë është e përjashtuar, Rusia nuk duhet të fitojë

1693232151_mac.jpg

Në një konferencë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Franca e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. 

“Franca e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus”, tha Macron.

Macron shtoi se Parisi po përpiqet të shmangë çdo përshkallëzim të konfliktit ukrainas.

Ai vuri në dukje se Bashkimi Evropian po i ofron ndihmë maksimale e Ukrainës në sferat humanitare dhe ekonomike, si dhe në çështjen e furnizimit me armë. 

Presidenti francez theksoi gjithashtu se Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë në asnjë rrethanë.

“Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë në asnjë rrethanë”, tha Macron.

Ora 16:05
Zelensky: Mënyra më e mirë për Krimenë është të negociohet një zgjidhje politike

1693231534_905.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se mënyra më e mirë për Krimenë është të negociohet një zgjidhje politike.

“Është e preferueshme dhe e mundshme të negociohet një zgjidhje politike për Krimenë", tha Zelensky në një intervistë për televizionin ukrainas 1+1.

Presidenti i Ukrainës tha se kjo gjë do të shmangte viktima të tjera.

Zelensky gjithashtu tha se ushtria ukrainase po përparon gradualisht drejt jugut të vendit drejt bregut të Detit të Zi.

Ora 15:56
Lituania mbyll dy pika të tjera kufitare me Bjellorusinë

1691763198_lituanibjellorusi.jpg

Lituania po përgatitet të mbyllë dy nga katër pikat kufitare me Bjellorusinë të cilat janë ende të hapura, tha ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite në përfundim të takimit të zhvilluar sot në Varshavë, me homologët e saj polakë, Mariusz Kaminski dhe letonezin, Maris Kucinskis.

Takimi, i cili kishte si objekt përpunimin e një qasjeje të përbashkët për zbatimin e sigurisë në kufirin me Bjellorusinë dhe menaxhimin e flukseve të imigracionit të paligjshëm që vijnë nga vendi, çoi në përcaktimin e disa kritereve të përbashkëta për kushtet që do të kërkonin mbyllja e kufirit.

Përpunimi i një strategjie të përbashkët për menaxhimin e kufirit me Bjellorusinë përfaqëson përgjigjen e Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë ndaj rritjes së re të emigracionit të paligjshëm që vjen nga vendi dhe ndaj kërcënimit që paraqet prania e Wagner në Bjellorusi.

Ora 15:50
Peskov: Ende nuk është marrë një vendim për funeralin e Prigozhin

1692964963_dmitrypeskov.jpg

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se ende nuk është marrë një vendim për mbajtjen e funeralit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe pasagjerëve të tjerë të avionit që u rrëzua të mërkurën teksa po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg.

Peskov tha se vendimet e varrimit merren gjithmonë së bashku me të afërmit e të ndjerit dhe kryesisht bazohen në vendimin e vetë të afërmve.

"Unë ende nuk kam informacion për funeralin, kështu që nuk mund t'ju them asgjë. Sigurisht, sapo të merret një vendim, do të bëhet publike”, tha Peskov

Ora 15:44
Borrell: Sanksionet kundër Rusisë po funksionojnë

1690991267_eaa6ebe660532a9cdcaf3fc04d9621d9.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha se prej fillimit të luftës, BE-ja ka vendosur 11 raunde sanksionesh të ashpra kundër Rusisë.

Borrell tha se disa njerëz mendojnë se këto sanksione nuk kanë funksionuar, por cilësoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

Ai tha se brenda një viti kanë kufizuar ashpër Moskën, duke shkaktuar tendosje financiare, duke shkëputur vendin nga tregjet kryesore dhe duke degraduar ndjeshëm kapacitetin industrial dhe teknologjik të Rusisë.

"Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, BE-ja ka vendosur njëmbëdhjetë raunde sanksionesh gjithnjë e më të ashpra kundër Rusisë. Disa njerëz po argumentojnë se këto sanksione nuk kanë funksionuar. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Brenda një viti, ata tashmë e kanë kufizuar ashpër Moskën, duke shkaktuar tendosje financiare, duke shkëputur vendin nga tregjet kryesore dhe duke degraduar ndjeshëm kapacitetin industrial dhe teknologjik të Rusisë. Për të ndaluar luftën, ne duhet të qëndrojmë në kurs”, tha Borrell.

Ora 15:38
Rusia: Analizat mjeko-ligjore konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit

1692879789_prigozhin.jpg

Rusia konfirmoi se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, ishte midis të vdekurve nga rrëzimi i një avioni javën e kaluar në Rusi. Komisioni që po zhvillon hetimet tha se analizat gjenetike konfirmuan identitetin e shefit të grupit mercenar mes trupave të gjetur.

Rrëzimi i avionit privat ndodhi dy muaj pasi kryemercenari Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të dështuar kundër Kremlinit.

Autoritetet ruse konfirmuan se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte mes të vdekurve në aeroplanin e rrëzuar më 23 gusht. Media shtetërore ruse njoftoi se ai, shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në aksident. Hetuesit njoftuan të dielën se kishin identifikuar trupin e Prigozhinit.

Zëdhënësja e komisionit rus të hetimeve, Svetlana Petrenko, tha se "ekzaminimet gjenetike molekulare" të të 10 viktimave të aksidentit përputhen me individët në listën e personave në bordin e avionit.

Rrëzimi i avionit erdhi pikërisht dy muaj pasi mercenari Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të dështuar gjatë së cilës autokolonat ushtarake të grupit Wagner iu afruan Moskës rreth 200 kilometra. Ushtria mercenare e Prigozhinit ishte e angazhuar në luftën e Moskës kundër Kievit.

Presidenti Vladimir Putin foli për shtypin pas kërcënimit më të madh ndaj regjimit të tij që nga marrja e pushtetit, gati një çerek shekulli më parë.

“Po përballemi me tradhti. Ambiciet e paarsyeshme dhe interesat personale çojnë në tradhti ndaj shtetit, tradhti ndaj popullit dhe kauzës së përbashkët, për të cilën luftëtarët dhe komandantët e Wagner-it luftuan dhe vdiqën së bashku me njësitë dhe brigadat tona”, tha Presidenti Putin pas dështimit të kryengritjes së mercenarit Prigozhin.

Mbetet mister shkaku i rrëzimit të avionit me Prigozhinin në bord. Së fundmi Pentagoni hodhi poshtë një teori mbi rrëzimin e avionit.

“Aktualisht nuk kemi asnjë informacion që mbështet njoftimet e shtypit se një lloj rakete tokë-ajër e rrëzoi avionin. Ne vlerësojmë se ky informacion është i pasaktë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Ndërsa Presidenti Putin nuk ka marrë ende publikisht meritat për eleminimin e Prigozhinit, Presidenti Joe Biden thotë se nuk ka gjasa të ketë ndodhur pa bekimin ose dijeninë e zotit Putin.

Kremlini mohon zyrtarisht se ka ndonjë lidhje me rrëzimin e avionit, ndërsa vazhdon luftën kundër Ukrainës pa një nga elementët e saj themelorë, Grupin Wagner të udhëhequr nga Prigozhini./VOA

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?