Foto ilustruese

Lufta Armeni-Azerbajxhan: 3 marrëveshje për armëpushim në letër, në terren nuk ka armëpushim

26 Tetor 2020, 12:52| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 12:54

  • Share

Është hera e tretë që Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje për paqen dhe sërish ai u thye nga palët të cilët nuk nguruan të akuzonin njëra-tjetrën për thyerjen e tij, armëpushim i cili do të hynte në fuqi ditën e sotme.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se armëpushimi u shkel dy herë nga bombardimet e forcave azerbajxhanase.

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, tha se pala armene "vazhdon të respektojë rreptësisht armëpushimin".

Por, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat e saj gjithashtu po respektonin armëpushimin duke shtuar se forcat armene e "kishin shkelur atë".

Akuzat e ndërsjella vijnë pas një deklarate të përbashkët nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe dy qeverive, më 25 tetor, ku u tha se të dyja palët janë angazhuar për armëpushimin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Uashington, dy ditë më parë, për t’i nxitur ata në drejtim të paqes.

Luftimet e fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut – që nisën më 27 shtator – kanë lënë të vrarë të paktën 1000 ushtarë dhe civilë dhe këto luftime po konsiderohen si më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994, që i dha fund luftës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për statusin e rajonit të Nagorno Karabakut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?