Ushtarë libanez

Bota

Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt

27 Janar, 09:29| Përditesimi: 27 Janar, 09:32

  • Share

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin e tyre deri më 18 shkurt, thanë zyrtarët amerikanë.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, zyrtarë nga Libani, Izraeli dhe SHBA-ja do të fillojnë negociatat për kthimin e robërve të marrë që nga përshkallëzimi i konfliktit më 7 tetor 2023.

Plani fillestar i armëpushimit, i shpallur në fund të nëntorit të 2024, i dha fund konfliktit 14 mujor midis Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah.

E ndërmjetësuar nga SHBA dhe Franca, marrëveshja i dha Hezbollahut 60 ditë kohë që trupat izraelitë të tërhiqeshin nga Libanin jugor.

Ndërkohë marrëveshja e së dielës (26 janar) erdhi disa orë pasi Libani tha se forcat izraelite vranë 22 persona në konfrontimet në jug të vendit.

Konflikti i gjatë midis Izraelit dhe Hezbollahut - një lëvizje militante, politike dhe sociale e mbështetur nga Irani - u përshkallëzua shtatorin e kaluar. Kjo çoi në një bastisje intensive ajrore izraelite në të gjithë Libanin, një pushtim tokësor në jug të vendit dhe vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut.

Ofensiva vrau rreth 4,000 njerëz në Liban - duke përfshirë shumë civilë - dhe bëri që më shumë se 1.2 milionë banorë të zhvendosen, shkruan BBC.

Qëllimi i Izraelit ishte të lejonte kthimin e rreth 60,000 banorëve që kishin ikur nga komunitetet në veri të vendit për shkak të sulmeve të Hezbollahut dhe të largonte grupin nga zonat përgjatë kufirit.

Hezbollahu nisi fushatën e tij një ditë pas sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke thënë se po vepronte në solidaritet me palestinezët në Gaza.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?