Zelensky dhe Biden

Bota

Lufta/ Biden telefonon Zelenskyn: Ndihmë e re për Ukrainën

23 Gusht 2024, 22:35| Përditesimi: 23 Gusht 2024, 22:41

  • Share

Joe Biden telefonoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ta uruar atë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, e cila është nesër.

Këtë e deklaron Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar se Biden i ka përsëritur Zelensky mbështetjen e Amerikës për popullin ukrainas.

Biden më pas njoftoi një paketë të re ndihme, e cila përfshin raketa dhe municione të mbrojtjes ajrore.

"Kur filloi pushtimi i pakuptimtë i Rusisë, Ukraina ishte një vend i lirë. Sot ajo është ende e lirë. Dhe lufta do të përfundojë me një Ukrainë të lirë, sovrane të pavarur. Rusia nuk do të mbizotërojë," tha Biden.

Ndërkohë që Ukraina po vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë, ambasadori rus në Amerikë, Anatoli Antonov, tha se eliminimi i forcave ukrainase është i pashmangshëm. Gjithashtu ai shtoi se SHBA mund ta ndalojë përparimin e ushtrisë ukrainase në territorin rus, por ajo po e nxit më shumë për të testuar tolerancën e Moskës zyrtare.

Sakaq Ukraina ka bombarduar bazën ajrore ruse Marinovka pranë qytetit të Volgogradit, orët e para të mëngjesit të sotëm. Bilanci i dëmeve dhe viktimave ende është i panjohur, por mediat njoftojnë shtimin e forcave ruse në këtë bazë ushtarake. Për më tepër nga bombardimet ruse njoftohet se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, përveç frikës nga siguria, rrezikon mbylljen Sulmet e Moskës kanë shkaktuar dëme serioze.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?