Lufta/ Sulm rus në Odessa, 203 ndërtesa të dëmtuara dhe 3 të plagosur! Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut

14 Gusht 2023, 07:55| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 21:01

  • Share

UKRAINË- Kryebashkiaku i qytetit Odessa, Oleh Kiper, shkroi në Telegram se 203 ndërtesa u dëmtuan pas sulmeve në jug të Ukrainës. Sipas tij në mesin e objekteve të dëmtuara janë edhe katër objekte shëndetësore, përfshirë një maternitet. Gjatë orëve të fundit, Kiper ka raportuar një bilanc ku deklaron se përveç dëmtimeve në qytet kanë mbetur edhe tre persona të plagosur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ai kishte vizituar brigadën e 22-të të veçantë të mekanizuar, e cila kryen misione luftarake si pjesë e grupit taktik Adam të grupit operativ dhe taktik Soledar. Ai gjithashtu tha se kishte diskutuar me komandantin e brigadës edhe për problemet me të cilat ndeshen ushtarët.

Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se ka përplasur një avion luftarak MiG-29 pasi ka zbuluar praninë e një avioni norvegjez mbi detin Barents. Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se avioni norvegjez bëri një kthesë në drejtim të kundërt ndërsa iu afrua kufirit të saj. Kjo vjen pasi pilotët danezë dhe holandezë u përpoqën të përballen me dy bombardues rusë më herët sot në hapësirën ajrore ndërkombëtare për të cilën Holanda është përgjegjëse në emër të NATO-s.

Një ditë pasi u shënuan disa viktima, një prej të cilëve foshnjë 3-javëshe, Rusia i vijoi sulmet në portin e Odesës. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia sulmoi me 15 dronë Shahed, të prodhuar në Iran, dhe me tetë raketa. Mbrojtja ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar të gjitha. Megjithëse sulmi në Odesa u zmbraps, tre persona mbetën të plagosur.

“Të gjitha sulmet u zmbrapsën nga forcat e mbrojtjes ajrore. Zjarrfikësit po punojnë ende për shuarjen e zjarreve që kanë rënë në dy ndërtesat e prekura. Përveç kësaj, shumë dritare u thyen nga vala e shpërthimit. Disa makina të parkuara aty pranë u dëmtuan gjithashtu”, thanë autoritet lokale.

Ndërkohë, mediat turke kanë paralajmëruar një vizitë të Putin në Turqi në ditët në vijim. Kanali televiziv turk A Haber raportoi të shtunën se liderët turq dhe rus Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin mund të zhvillojnë bisedime në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe nuk përjashtohet vizita e Erdoganit në Rusi. Data dhe vendi i bisedimeve të planifikuara midis presidentëve të Turqisë dhe Rusisë janë ende në diskutim, pala turke po llogarit në gusht, tha më vonë një burim nga administrata e liderit turk për RIA Novosti.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi më 14 gusht se 33 luftime të ashpra u bënë në sektorin Kupiansk në rajonin lindor të Harkivit. Në Donetsk, forcat ruse tentuan ta rimerrnin terrenin e humbur në zonën e Bahmutit, por u zmbrapsën, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin ditor, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi një helikopter ushtarak rus mbi Bahmut.

Në jug, forcat ruse bënë përpjekje të pasuksesshme për kundërsulm në sektorin Robotine në Zaporizhia, tha ushtria ruse, një ditë pas raportimeve se trupat ukrainase kishin arritur “sukses të pjesshëm” përreth Robotinës.

Një ditë ma parë 7 civilë u vranë nga granatimet ruse në jug të Ukrainës. Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko tha në rrjetin social Telegram se 20 të tjerë u plagosën, ndërsa u shkatërruan disa banesa. Vadim Rogov, një zyrtar i emëruar nga Rusia në pjesën e uzurpuar të rajonit ukrainas Zaporizhia, tha se forcat ukrainase kanë depërtuar nëpër vijat ruse dhe “kanë fituar terren” në pjesën jugperëndimore të rajonit të Donetsk.

Lajm ne përditësim...

Ora 22:18
22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

1692044283_sandu.jpg

Sipas zyrtarëve moldavë pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Moldavisë, 22 diplomatë rus janë larguar nga kryeqyteti Kishinjev, Moldavi.

Zyrtarët moldavë deklaruan se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë nga 80 persona në 25, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë.

Presidentja e Moldavisë, Maisa Sandu, ka dënuar pushtimin Rus, e cila kritikoi edhe Moskën e cila po tenton ta destabilizojë shtetin e saj. Mediat moldave kanë publikuar video ku shihen dy autobusë duke u larguar nga Ambasada ruse në drejtim të aeroportit.

Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka kërkuar Rusisë prej muajit të kaluar që ta kufizojë prezencën e saj në ambasadën në Kishinjev, duke i përmendur shqetësimet për tentimet e dyshuara të Rusisë për ta destabilizuar Moldavinë, e cila kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Një burim i agjencisë së lajmeve Reuters në aeroportin e Kishinjevit, deklaroi se stafi i ambasadës është nisur drejt qytetit rus Soçi për të vazhduar më pas në Moskë. Më shumë se 23 pjesëtarëve të stafit mbështetës dhe familjarëve u është kërkuar që të largohen bashkë me diplomatët.

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se ky hap “armiqësor” i Kishinjevit do të ketë pasoja në marrëdhëniet ruso-moldave. Kishinjevi e ka distancuar veten nga Moska, prej kur Sandu ka ardhur në pushtet, më 2020.

Ora 20:58
Sulm rus në Odessa, 203 ndërtesa të dëmtuara dhe 3 të plagosur

1692039464_odessa.jpg

Kryebashkiaku i qytetit Odessa, Oleh Kiper, shkroi në Telegram se 203 ndërtesa u dëmtuan pas sulmeve në jug të Ukrainës. Sipas tij në mesin e objekteve të dëmtuara janë edhe katër objekte shëndetësore, përfshirë një maternitet. 

Forcat ukrainase kanë akuzuar Rusinë se ka nisur një seri sulmesh me dronë dhe raketa kundër Odesës.

Gjatë orëve të fundit, Kiper ka raportuar një bilanc ku deklaron se përveç dëmtimeve në qytet kanë mbetur edhe tre persona të plagosur.

Ora 20:43
Putin hap panairin e armëve: Ne bashkëpunojmë me shtetet që mbrojnë interesat kombëtare

1690702685_Screenshot3.jpg

Teksa lufta vazhdon në Ukrainë, Rusia hap Panairin e Armëve 2023 pranë Moskës. Presidenti rus, Vladimir Putin tha se ata janë të gatshëm për një bashkëpunim ushtarak me të gjitha shtetet që mbrojnë interesat e tyre kombëtare.

“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim ushtarak me të gjitha shtetet që mbrojnë interesat e tyre kombëtare”, tha presidenti rus, Vladimir Putin, në një video fjalim.

Ai u ofroi partnerëve të mundshëm “një përzgjedhje të gjerë të armëve moderne të të gjitha llojeve”. 

Udhëheqësi i Kremlinit foli për dronët ajrore, i cili tha se ato janë "një trend që po zhvillohen në mënyrë aktive në sferën civile dhe ushtarake".

Ora 19:59
Ukraina përgatitet për sulme me raketa nga Rusia në Ditën e Pavarësisë

1692035931_nds.jpg

Rusia mund të nisë një seri sulmesh me raketa në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i inteligjencës.

Valët e "terrorit raketor" mund të shënojnë datën këtë muaj, tha për Obozrevatel Vadym Skibitskyi, zëvendës shefi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ukrainës.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Rusia, natyrisht, mund të nisë një akt tjetër terrori me raketa. Mund të ndodhë një ditë para ose një ditë më vonë, ose mund të zgjasë disa ditë", tha Skibitskyi.

Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Ora 19:39
Zelensky: Faleminderit Biden për ndihmën e re ushtarake

1692034721_987435.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për ndihmën e re ushtarake prej 200 milionë dollarësh.

Ai tha ndihma e SHBA-së do të rrisë fuqinë e mbrojtjes së forcave ukrainase.

"Falenderoj Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, Kongresin Amerikan dhe popullin amerikan për një paketë të re ndihme prej 200 milionë dollarësh. Raketat e mbrojtjes ajrore, municionet e artilerisë, sistemet e pastrimit të minave dhe armët antitank do të rrisin fuqinë e mbrojtjes së forcave tona. Një hap tjetër drejt fitorja jonë e përbashkët!", shkroi në Twitter Zelensky.

Ora 19:35
Blinken njofton ndihmën e re ushtarake për Ukrainën prej 200 milionë dollarësh

1690130349_fc2024252343300106.jpg

Sekretari Amerikan, Antony Blinken, tha se ndihma ushtarake amerikane prej 200 milionë dollarësh është dërguar në Ukrainë, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken .

"Sot ne njoftojmë dërgesat e armëve dhe pajisjeve në vlerë prej 200 milionë dollarësh në Ukrainë. Mbrojtja ajrore dhe municionet do të mbështesin Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën për të mbrojtur sovranitetin, territorin dhe popullin e vendit të tyre", shkroi Blinken në një postim.

Ora 18:08
Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut

1690528561_zelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ai kishte vizituar brigadën e 22-të të veçantë të mekanizuar, e cila kryen misione luftarake si pjesë e grupit taktik Adam të grupit operativ dhe taktik Soledar.

Ai gjithashtu tha se kishte diskutuar me komandantin e brigadës edhe për problemet me të cilat ndeshen ushtarët.

"Sot po punojmë në rajonin e Donetskut. Kam vizituar brigadën e 22-të të veçantë të mekanizuar, e cila kryen misione luftarake si pjesë e grupit taktik Adam të grupit operativ dhe taktik Soledar. Me komandantin e brigadës diskutuam problemet me të cilat ballafaqohen luftëtarët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre. Çdo ditë marr informacione të përgjithshme por doja të vizitoja të gjitha brigadat individualisht për të kuptuar problemet e secilës prej tyre”, shkroi në Telegram Zelensky.

Ora 17:34
Këshilltari presidencial ukrainas Podolyak mbron kundërsulmin: Ushtarët janë 100% të përkushtuar

1692027232_kjhsd.jpg

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se çdo deklaratë se Ukraina nuk po përparon mjaftueshëm shpejt në fushën e betejës nuk është vetëm një manifestim i gjendjes së çuditshme morale të autorëve, por edhe një demonstrim i mungesës absolute të të kuptuarit të luftës dhe fazave të saj.

“Çdo deklaratë se Ukraina nuk po përparon mjaftueshëm shpejt në fushën e betejës ose nuk po rimerr mjaft territor nuk është vetëm një manifestim i gjendjes së çuditshme morale të autorëve, por edhe një demonstrim i mungesës absolute të të kuptuarit të luftës dhe fazave të saj”, shkroi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak . 

Ai gjithashtu shtoi: "Detyra e Forcave të Armatosura të Ukrainës është të shkatërrojë sistematikisht aftësitë e ushtrisë armike: logjistikën e saj, potencialin teknik, oficerët dhe personelin. Dhe sot mbrojtësit ukrainas po përballen me këtë detyrë njëqind për qind”.

Ora 17:23
Dy bombardues rusë mbi territorin e NATO-s, Danimarka dhe Holanda ngrejnë avionët F-16

1692026607_mig.jpg

Forcat Ajrore të Holandës kanë njoftuar se forcat ajrore daneze kanë konstatuar dy avionë bombardues rusë që fluturonin mbi Danimarkë dhe përmes Detit të Veriut po shkonin drejt hapësirës ajrore të monitoruar nga Amsterdami zyrtar në emër të NATO-s.

“Ekuipazhi i avionit luftarak rus e identifikoi objektivin ajror si një avion patrullues të bazës R-8A Poseidon të Forcave Ajrore Norvegjeze”, thuhet në një deklaratë.

Dy bombardues strategjikë rusë Tupolev Tu-95 u panë duke fluturuar mbi rajonin Baltik, me sa duket drejt hapësirës ajrore holandeze të hënën në mëngjes. Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se avioni norvegjez bëri një kthesë në drejtim të kundërt ndërsa iu afrua kufirit të saj.

Holanda ka ngritur menjëherë në ajër dy F-16 të Forcave Ajrore si pjesë e të ashtuquajturit Alert për Reagim të Shpejtë (QRA), përmes të cilit avionët luftarakë janë në gatishmëri 24/7 për t’iu përgjigjur shkeljeve të hapësirës ajrore të NATO-s.

QRA në thelb tregon aftësinë e NATO-s për t’iu përgjigjur shpejt kërcënimeve të mundshme si një parandalues kundër veprimeve armiqësore.

“QRA u aktivizua në orën 07:19 të mëngjesit të sotëm. Kjo nuk ndodh shpesh, por incidenti i sotëm tregon rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë. F-16 janë në gatishmëri 24 orëshe dhe mund të ngrihen dhe të kapin një avion të paidentifikuar brenda pak minutash”, konfirmoi të hënën Klu holandeze.

Ora 16:52
Ministri gjerman Lindner viziton Kievin: Ne jemi me ju, Ukraina nuk mund ta humbasë luftën

1692024661_kjdf.jpg

Ministri gjerman i financave, Christian Lindner, ka vizituar Kievin, i cili ka ripohuar përsëri se ata janë me Ukrainën në çdo hap të saj.

Lindner tha se do të zhvillonte bisedime "shumë konkrete" me administratën ukrainase, së cilës Gjermania tashmë i ka dhënë 22 miliardë euro ndihmë humanitare, financiare dhe ushtarake. 

“Ukraina nuk duhet ta humbasë këtë luftë”, tha ministri.

Më pas edhe kryeministri ukrainas Denys Shmyalai raportoi për takimin me Lindner dhe falenderoi Gjermaninë për mbështetjen.

 “Projektet tona të bashkëpunimit do të jenë afatgjata”, tha ai. 

Të dy vendet tashmë janë duke punuar në pesë projekte investimi të vlerësuara në rreth 247 milionë euro dhe po shqyrtojnë tre të tjera për një total prej mbi 70 milionë.

Ora 15:45
Shpërndau për 30 vite informacione në Rusi, dënohet me 12 vite burg spiuni i madh rus në inteligjencën ukrainase

1692020641_jnds.jpg

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase, Valery Shaitanov, është dënuar me 12 vite burg pasi u shpall fajtor për spiunazh për Rusinë, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm. Raportet sugjerojnë se Shaitanov kishte transmetuar informacion në Rusi për 30 vite.

Shaitanov ishte arrestuar në prill 2022 pasi u gjetën "prova të pamohueshme" se ai kishte planifikuar "akte terroriste" në Ukrainë në këmbim të 200 mijë dollarëve dhe një pasaportë ruse.

Besohet se ai kishte për detyrë të kryente një atentat të një anëtari të lartë të ushtrisë së Republikës Çeçene të Ichkeria.

“Ish-gjenerali i SBU-së dënohet me 12 vite burg për tradhti të lartë dhe tentativë për akt terrorist në interes të shtetit agresor Rusisë”, thuhet në një deklaratë. 

Zyra vazhdon të deklarojë se ishte vërtetuar në gjykatë se ai kishte transmetuar informacion tek shërbimet ruse të sigurisë dhe se ai i ndihmoi ata të kërkonin agjentë të mundshëm të dyfishtë brenda inteligjencës ukrainase. 

Ora 15:35
Jep dorëheqjen kryeministri pro-ukrainas i Letonisë

1692020218_krijan.jpg

Krisjanis Karins, kryeministri letonez dhe një mbështetës i vendosur i Ukrainës, ka njoftuar synimin e tij për të dhënë dorëheqjen këtë javë nga posti i tij.

Ashtu si fqinjët e saj baltik, Lituania dhe Estonia, nën drejtimin e tij, Letonia ka qenë një zë kryesor në shtytjen e BE-së dhe NATO-s për të rritur presionin ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. 

Ai tërhiqet pas presionit dhe përpjekjeve të dështuara për të inkorporuar përfaqësimin e majtë dhe të djathtë në qeverinë e tij.

Partia e tij, New Unity, do të zgjedhë një kandidat tjetër këtë javë, por pikëpamja e partisë për Ukrainën nuk ka mundësi të ndryshojë, kështu që kryeministri i ardhshëm mund të ndjekë një mandat të ngjashëm për sa i përket politikës së jashtme ndaj Rusisë. 

Ai kandidat do të përballet gjithashtu me një votëbesimi parlamentar, kështu që ka nevojë për mbështetje më të gjerë nga grupet opozitare për të lejuar Letoninë të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën. 

Ora 10:41
Ministri kinez i Mbrojtjes do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë

Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë këtë javë, sipas njoftimit të Pekinit.

"Me ftesë të ministrit rus të mbrojtjes Serghei Shoigu dhe ministrit bjellorus të mbrojtjes Viktor Khrenin, këshilltari shtetëror dhe ministri i mbrojtjes Li Shangfu do të udhëtojë në Rusi nga 14 deri më 19 gusht për të marrë pjesë në Konferencën e 11-të të Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare dhe do të vizitojë Bjellorusinë”, tha zëdhënësi i ministrisë kineze.

Ora 10:23
Mediat turke: Putin do vizitojë në Turqinë në ditët në vijim

Ankaraja ka rritur punën e saj diplomatike dhe shpreson se presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në gjendje të vizitojë Turqinë në ditët në vijim. Kështu shkruan gazeta turke Milliyet.

Kanali televiziv turk A Haber raportoi të shtunën se liderët turq dhe rus Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin mund të zhvillojnë bisedime në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe nuk përjashtohet vizita e Erdoganit në Rusi. Data dhe vendi i bisedimeve të planifikuara midis presidentëve të Turqisë dhe Rusisë janë ende në diskutim, pala turke po llogarit në gusht, tha më vonë një burim nga administrata e liderit turk për RIA Novosti.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, kishte raportuar më herët se Putin dhe Erdogan kanë rënë dakord për të përcaktuar vendin dhe orën e saktë të takimit sa më shpejt të jetë e mundur. Peskov kishte shpjeguar se temat në rendin e ditës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, Ukraina dhe çështja e marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi, të cilën Moska e ka pezulluar që nga 17 korriku. Sipas Milliyet, Putin mund të vizitojë Turqinë "në ditët e ardhshme". Kjo do të ishte vizita e parë e presidentit rus në një vend anëtar të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ora 09:46
Grupi Wagner ka probleme financiare

Sipas burimeve britanike grupi Wagner duket se nuk do të financohet më nga shteti rus dhe prandaj do t'i duhet të zvogëlohet. Qëllimi me sa duket është të kursehen para në shpenzimet për personelin, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër duke iu referuar buletinit ditor të shërbimit sekret ushtarak.

Ekziston një "mundësi realiste" që zyra e Presidentit Putin në Moskë të mos i financojë më mercenarët e grupit Wagner. "Nëse shteti rus ndalon së paguari grupin Wagner, burimi i dytë më i besueshëm i pagave janë autoritetet bjelloruse”, thuhet në njoftim. Por kjo do të rëndonte burimet e Bjellorusisë. Mercenarët e grupit Wagner aktualisht po trajnojnë atje ushtarë bjellorusë.

Shefi i grupit Wagner akuzon Shoigun për paaftësi
Mercenarët e grupit Wagner ishin për një kohë të gjatë shtyllë e ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës.

Por shefi i mercenarëve Wagner, Jevgeni Prigoshin i ka kritikuar masivisht dhe publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i akuzuar ata për paaftësi. Në fund të qershorit Prigozhini urdhëroi fillimin e njërebelimi kundër udhëheqësve ushtarakë rusë dhe një marshim drejt Moskës. Pas dy ditësh rebelimi u ndërpre.

Mercenarët Wagner në Mali, Siri dhe Libi
Sipas presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai ndërmjetësoi midis Prigozhinit dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Pas kësaj Prigozhini shkoi përkohësisht në mërgim në Bjellorusi. Është e paqartë se ku po qëndron ai aktualisht. Me kërkesë të qeverisë në Minsk njësitë e mercenarëve të tij, Wagner, po trajnojnë ushtarë bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me Poloninë.

Sipas Prigoshinit grupi Wagner u themelua në vitin 2014. Biznesmeni i pasur, i cili dekadën e fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kaloi në burg për grabitje dhe mashtrim, ka kontrata ushtarake dhe minerare në Afrikë. Mercenarët e tij janë ndër të tjera aktivë në Mali, Siri dhe Libi. /DW/

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?