Moment nga bombardimet izraelite në Liban

Bota

Lufta/ Bombardime mes Izraelit dhe Hezbollahut, 16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur! 20 raketa nga Libani drejt Galilesë, Hamas: Mbi 44 të vdekur në 13 muaj

25 Nëntor, 13:54| Përditesimi: 25 Nëntor, 16:42

  • Share

1732539440_liban.JPG

Liban

Pavarësisht përpjekjeve për vendosjen e paqes, vijon lufta dhe bombardimet në të paktën tre fronte nga Izraeli dhe kundërpërgjigja prej Hezbollahut dhe Hamasit në Liban dhe Gaza.

Mediat libaneze raporton se numri i të vdekurve në sulmet izraelite në Tiro është 16 të vrarë dhe 17 të plagosur, sipas shifrave të mesditës së sotme (25 Nëntor).

Dy palestinezë u vranë dhe një numër i panjohur njerëzish u plagosën pas një sulmi nga ushtria izraelite jashtë një spitali indonezian në Gazën veriore. Kjo u raportua për Jazeera.

IDF tha se “Qendrat komanduese të Hezbollahut u goditën në Bejrutin jugor, në Dahiye, një bastion i grupit pro-iranian në Liban”.

Kurse të paktën 4 palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi Izraeli bombardoi një shtëpi në veri të Rafahut, në jug të Rripit të Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze Wafa.

IDF njoftoi edhe se rreth 20 raketa nga Libani drejt Galilesë së Sipërme.

“Rreth 20 raketa u hodhën nga Libani drejt zonave të Galilesë së Epërme dhe Galilesë Perëndimore”, njoftoi ushtria izraelite.

IDF theksoi se disa nga raketat u kapën dhe disa u zbuluan se kishin goditur brenda Izraelit, raporton Times of Israel.

Edhe Hamasi ka bërë një bilanc viktimash për 13 muaj luftë (nga 7 tetori 2023). Të paktën 44,235 njerëz janë vrarë, në luftën midis Izraelit dhe militantëve palestinezë. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës të kontrolluar nga Hamasi, duke shtuar se numri përfshin 24 vdekjet e ditës së fundit. Ministria tha gjithashtu se 104,638 njerëz janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës.


Lajmi kryesor:

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje


A.Q/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?