Bota

Lufta/ Bombardohet Kievi, 5 raketa bien në lagjet e kryeqytetit! Rusia: Sulmuam zyrat e shërbimit sekret ukrainas

20 Dhjetor 2024, 12:44| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 13:13

  • Share

Shpërthime të forta u dëgjuan në qendër të Kievit në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, pasi autoritetet raportuan se të paktën pesë raketa ishin lëshuar drejt kryeqytetit. Është prekur veçanërisht lagjja Golosivski ku kanë marrë flakë disa makina të parkuara në rrugë.

Mbetjet e raketave ruse, të rrëzuara pas bastisjes së mëngjesit të sotëm, ranë në 4 lagje të Kievit, duke shkaktuar zjarre. Për momentin numri i të vdekurve mbetet një person, por numri i të plagosurve ka shkuar në 9.

Të dhënat u dhanë nga kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko. Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se sulmi i sotëm në Ukrainë goditi objektivat e mbrojtjes, përfshirë komandën e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, dhe shton se është një përgjigje ndaj raketave perëndimore ATACMS të përdorura nga Ukraina në 18 dhjetor kundër uzinës Kamensk në Rostov.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishyna ndërkohë njoftoi se Rusia ka kryer sulmin më të madh kibernetik të jashtëm në të dhënat shtetërore të vendit në kohët e fundit. Regjistrat ku ajo ka goditur përmbajnë informacion jetik për qytetarët ukrainas, si lindjet, vdekjet, martesat dhe pasuritë e paluajtshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?