'Lufta' mes demokratëve, Korreshi: Në krye të PD-së as Basha e as Berisha! Kapllanaj: Ish-kryedemokrati s'ka pse të përjashtohet nga gara për kryetar

7 Qershor 2023, 18:35| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 19:42

  • Share

Pas 10 orësh debate e tension, kryesia e PD-së një ditë më parë doli me vendimin për hapjes e garës për kreun e ri të partisë më 29 korrik. Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se instistimi i kryetarëve të degëve për të të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së është i orkestruar. Duke nënkuptuar lëvizjet e Bashës për rikthimin në PD-së, Korreshi tha se me këtë projeksion do të kthehemi sërish nga e para. Korreshi u shpreh se në krye të PD-së nuk duhet as Lulim Basha dhe as Sali Berisha.

‘Është skenar i tjetër kujt. Është e parapërgatitur. Ne nuk kemi thënë se nuk duam proces. Të hapet procesi se është i vonuar. Janë 41 degë pa kryetarë të PD-së. Me kë do të hyjmë në negociata. S’kemi lista. Të zgjidhet kryetari. Pati fyerje dhe kërcënime mes deputetëve. Këtu është një projeksion që do të kthehemi sërish nga e para. Ikja e deputetëve dhe ajo që ndodhi më pas. Ishin të orkestruara, një ka dirigjent PD. Kundër Berishës dhe Bashës. Duam bashkim real që PD të kthehet në garë.’- tha Korreshi.

Korreshi pohoi po ashtu se gjatë mbledhjes kishte edhe përplasje me ngritje tonesh.

‘Fyerjet kanë qenë dhe gjatë dhe mbas mbledhjes së kryesisë. Sharje dhe kërcënime kemi pasur. Kemi ngritur tonet, por nuk jemi fyer me njëri-tjetrin. U largua nga mbledhja pa përfunduar, jo nga PD. Si filloi ashtu edhe përfundoi.’- u shpreh Korreshi.

Ndërsa, kryetari i degës së PD-së për Mallakastrën, Agron Kapllanaj, u shpreh se duhet sa më parë që të nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit legjitim në krye të PD-së.

‘Kishte ardhur me një platformë dhe kisha disa pika. Pika e 5 ka qenë një pikë e kontestueshme. Pasi vinim me ultimatum nëse nuk bëhej ajo që thonin ata, ne e kemi kundërshtuar. Pas mbledhjes së grupit parlamentar është mbledhur grupi i kryetarëve dhe ka qenë në unanimitet të plotë për hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit. Këtu kemi parë debate dhe diskutime të gjata. Unë them që zgjedhjet në tërësi janë emergjencë. Kemi vuajtur pasojat e mos pasjes së një kryetari legjitim në krye të PD-së. Po vuajmë pasojat e vakancave që kemi pasur në degë. Kjo ka bërë që PD të mos nxjerrë në disa bashki kandidatë për kryetar bashkie. PD duhet të futet në një proces zgjedhjesh sa më parë. të zgjidhen të gjitha strukturat e PD-së.’- tha Kapllanaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?