TIRANË- “Berisha-Basha, koha e kujt ka përfunduar”...ishte tema e trajtuar sot në ‘Repolitix’, ku pati debate mes të ftuarve në Report Tv. Analisti Arben Meçaj, koha e të dyve ka përfunduar e në luftën mes 2 figurave kryesore të opozitës, ajo që po humbet është Partia Demokratike.
“Koha e Berishës ka përfunduar që 2013, edhe Bashës ka kohë që i ka ikur koha, se është produkt i Berishës, s’mund të bënte më shumë se ai, në këtë betejë natyrisht që Basha do ikë, jam i sigurt se shumë nga grupi do lënë Bashën dhe do shkojnë te Berisha, Basha nuk ofron më se nuk ka shitur, një shitës që ka marrë me diçka për të shitur, do i heqin qiranë dhe Basha do ikë, PD po kthehet në kohën e Berishës të ikur, në këtë luftë po humbet PD dhe ky është shqetësimi”, tha Meçaj në ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga.
Politikani Arjan Starova ka rënë dakord në një pikë me Meçaj, që Basha nuk ka se çfarë të japë më për opozitën në Shqipëri, por nuk ka qenë i mendimit se ka përfunduar edhe koha e Sali Berishës. Ai e sheh këtë lëvizje të tij, si një anë pozitive për demokratët dhe jo si një përçarje.
“Basha është i ikur, por nuk jam dakord që koha e Berishës ka mbaruar, ne “dimë shumë më tepër nga sa kemi dikur” dhe ka një energji më të madhe për shkak të ecurisë negative të PD-së. Gabimi i fundit i Bashës është mos dhënia e dorëheqjes, ka gabime të rënda. Është i vonuar”, tha Starova.
Në luftën mes Berishës dhe Bashës, gazetari Flogert Muça sheh fitimtarë kryetarin aktual, kjo për një arsye. Sipas tij, ajo që bën diferencën, është sërish SHBA, ku thekson se në ndryshim nga ish-kryeministri, i shpallur ‘Non Grata’, Lulzim Basha ka mbështetje të madhe nga aleati më i madh.
“Politikisht, por t’i marrim sa humbje nga njëri dhe tjetri, janë barazim, pavarësisht moshës, por duke parë zhvillimet politike, koha e doktorit ka përfunduar, Basha mbështet fort të SHBA”, Muça.
Analisti Meçaj për të treguar se kjo “luftë” është “luftë” individësh, sjell një shembull për ta konkretizuar. Meçaj tregon sesi propozimet që sjell sot Berisha, për një parti më të hapur e më të bashkuar, i ka sjellë vetë Mark Marku në kuvendin Kombëtar të PD-së. Rezultati? Mark Marku u sulmua, thotë Meçaj, e ndërsa sot Berisha vlerësohet.
“Mark Marku i kërkoi ato që thotë Berisha tani, por këta e sulmuan individin. Foltoret kanë vetëm një emër, një alternativë, ai të jetë personi që duhet të marrë Kryesinë e PD sepse 2 teza kam, do bëhemi të fuqishëm të mbrojmë Sali Berishën, dhe në momentin që ai do vijë në krye të PD, i gjithë populli opozitar do të dalë në rrugë, nuk sjellin protestat që të sjellin në pushtet. Do të prodhojë krizë dhe të vijë në pushtet nëpërmjet krizës”, tha analisti.
Përfundimin e kësaj situate që gjendet partia më e madhe opozitare në vend, politikani Starova dhe gazetari Aulon Kalaja, e shohin me optimizëm.
“PD nuk do jetë e përçarë, kam një farë bindje që Basha do të japë dorëheqjen”, tha Starova.
“PD do të bashkohet si pasojë e arrogancës së qeverisë Rama që e ka çuar deri në tejngopje dhe është një domosdoshmëri e kohës dhe opozita do bëhet më e fortë përtej emrave Lulzim Basha e Berisha”, përfundoi Kalaja në studion e Report Tv.
Arjan Starova..... po' mir mor ISH ministër BASHA duhet të hiki se e drejte ka humbur shumë zgjedhje si edhe Berisha duhet te hiki PO TI OR I MJERE SA ZGJEDHJE KE HUMBUR DHE SA SKANDALE KE PAS NE ATE MINISTRI DHE VAZHDON DHE JEP MEN DHE ME E KEQJA ËSHTË QE JU JO VETEM NUK HIKNI POR DO TE VINI AKOMA NE PUSHTET. "të fala komshiu"
PërgjigjuE kuptoni kush ka qene min. I jashtem,politikan, Arjan Starova.Ne Shqiperi,si dje dhe sot,shume njerez me IQ nen mesataren kane pozicione vendim marrese.E tmerrshme per nje popull.
Përgjigju