Lufta civile brenda të majtës, shembulli i Syriza-s

27 Shtator 2023, 12:30| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 12:31

  • Share

Për të majtën, për komunisten, për mendjen totalitare pushteti nuk është një mjet, ai është një qëllim, madje i vetmi qëllim. Xhorxh Oruell e thotë qartë këtë në distopitë e tij të pakrahasuseshme.

Po të shohësh sot atë që po ndodh me partinë kryesore të opozitës në Greqi, Syriza, do të vëresh shembullin me të dukshëm të asaj që është e majta.

Syriza, pati një rritje shkëlqimtare në vitin 2012 si pasojë e krizës së thellë në Greqi dhe, siç thotë Panajotis Lampsias, si pasojë e pafuqisë së një shoqërie dembele që kërkon të shmangë me çdo kusht përgjegjësitë.

Duke qenë kështu populizmi vulgar fitoi. Në pushtet Syriza u mundua vetëm të konsolidojë pushtet në çdo kuptim të tij, duke përdorur çdo lloj mjeti edhe të paskrupullt.

Helmi që ata derdhën në shoqëri dhe vulgariteti që ata injektuan në shqoërinë greke thotë studiuesi grek Lampsias, bënë që askush në Greqi të mos dëshirojë të kthehet më ajo kohë.

Zakonet apo tiparet bazë të sjelljes së Syriza-s vazhdojnë edhe sot. Ajo sot është në luftë civile, në një luftë të egër të brendshme. Në fakt lufta e brendshme ka qenë aty gjithnjë kaq e egër.

Një tipar bazë i saj është përpjekja për të poshtëruar kundërshtarin, për ta shkatëruar atë karakterialisht, përdorimi i vulgaritetit në mënyrë të gjerë në luftën ndaj kundërshtarit.

Një tjetër tipar është përdorimi apo mbështetja për gjarpërinjtë që tani po i denoncojnë si të tillë dhe më pas i mbështesin përsëri.

Nuk ka mjet që nuk përdoret për të poshtëruar kundërshatrin aq sa dy nga sekretarët më të fuqishëm të partisë dolën dhe bënë thirrje që të ndalet kjo gjuhë dhe sjellje e tmerrshme “pasi armiku është Mitsotaqis.”

Në garën që u zhvillua për kryetar fitoi Kaselaqis, një biznesmen, që ka punuar në Goldman Sachs, deklaruar haptaz si gay dhe që jeton me partnerin e tij që e quan dashurinë dhe bukurinë e jetës së tij.

Kaselaqis nuk ka paraqitur program, nuk ka elaboruar asnjë ide, thjesht ka thënë që do ndryshojmë partinë dhe vendin.

Kandidatja kryesore përballë tij ishte Efi Atsioglu, ish- ministre, një politikane e fortë dhe një prej yjeve të jurispruidencës në Greqi. Ajo është një e majtë tradicionaliste, pak a shumë një socialdemokrate.

Ajo humbi. Humbi për shkak të asaj që është Syriza, humbni për shkak të luftës së egër dhe të paskrupullt.

Për Kaselaqis votuan ata që ishin shumë të mërzitur që iku Tsipras sespe mendonin që Atsioglu kishte rol në largimin e tij. Ata nga inati votuan për Kaselaqis.

Një pjesë votoi nga inati për të treguar se n.q.s hiqni Tsipras, ne zgjedhim dikë që nuk përfaqëson asgjë politikisht, dikë që është shkrirja fare e të gjithë partisë. Një pjesë votuan sespe nuk e njihnin, nuk e dinin kush ishte dhe çfarë ishte dhe kjo ishte një avantazh për të.

Një pjesë ishin votues që nuk kishin të bënin fare me anëtarësinë e Syriza-s por hynë në votim si pasojë e sistemit zgjedhor që përdori qëllimisht Syriza, ku morën pjesë lirisht pa asnjë kontroll njerëz të ndryshëm pa u ditur sa dhe si.  Pra një tmerr i vërtetë.

E gjitha kjo sepse kjo është në të vërtetë Syriza, e gjitha sespe kjo është natyra e të majtës. E gjitha kjo sespe pushteti është qëllimi i vetëm dhe jo një mjet për të majtën, komunistetn dhe mendësinë totalitare.

Si Syriza ka kudo në në botë, sjellje si të Syriza-s gjen edhe tek ne. Pushtetei nuk është dhe nuik duhet të jetë kurrë qëllim në vetevete, ai është vetëm një mjet.

Ky është një dallim themelor me të djathtën. Kur e djathta nuk e bën këtë dallim ajo nuk është e djathtë. Ka vetëm emrin të tillë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?