Deputeti britanik Daniel Kawczynski tha në Report Tv se duhet të tregojmë që jemi jo vetëm kundër Vladimir Putin në këtë luftë, por edhe që nuk jemi të varur nga gazi rus. I dërguari i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers thotë se kryeministri Boris Johnoson ka qenë i ashpër me sanksionet ndaj Rusisë. Ndërkohë, deputetja britanike Lisa Cameron se kjo situatë ka bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar.
“Unë mendoj se pjesa më e madhe e shteteve të botës është bashkuar për luftën në Ukrainë dhe kanë dënuar veprimet e Vladimir Putin. Kryeministri Britanik Boris Johnson, ka qenë një drejtues i fortë, duke kërkuar më shumë ndihmë dhe aksione të forta kundër Rusisë, duke ndërmarrë edhe aksione të forta deri në sanksionet e forta ndaj Rusisë. Dukshëm lufta nuk po shkon në drejtimin që Putini do të dëshironte. Duhet të bëjmë më shumë në arritjen e paqes dhe zhvillimin e mëtejshëm të Ukrainës”, tha Martin Vickers për gazetaron Arbër Hitaj.
“Kemi parë pamje tragjike që kanë prekur zemrat e njerëzve në gjithë botën. Mijëra britanikë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar ukrainasit duke i strehuar në shtëpitë e tyre. Edhe familja ime po kërkon të bëjë të njëjtën gjë deri sa lufta të mbarojë. Besoj se ky horror që po ndodh në Ukrainë, po e forcon akoma më shumë komunitetin ndërkombëtar. Që po solidarizohet më popullin ukrainas”, u shpreh Lisa Cameron.
“Putini po përdor taktika lufte prej 20 vitesh tashmë. E filloj me Çeçeninë, Abkazinë e Jugut, Osetinë, Krimea, Gjeorgjia, Luhansk. Fatkeqësisht bota nuk ka qenë shumë e vëmendshme ndaj veprimeve të tij, ose e bashkuar për ta detyruar të japë llogari. Unë mendoj se kjo luftë e ka unifikuar botën dhe Naton si asnjëherë më parë. Jemi të gjithë shumë të privilegjuar që jeni pjesë e NATO-s, si Shqipëria dhe Britania e Madhe, që është një nga organizata në mos organizata më potente ushtarake në botë. Nuk ka humbur asnjë centimër tokë, ndër vite dhe besoj, tani më shumë se kurrë, se Shqipëria, Britania e Madhe dhe SHBA, por edhe gjithë shtetet anëtare, më e fundit Maqedonia e Veriut, duhet të tregojmë forcën tonë. Jo vetëm duke qenë kundër Putinit, por duke treguar se s’jemi të varur ndaj gazit rus si është Gjermania fatkeqësisht. Shumë nga ne kanë qenë duke punuar kundër ndërtimit të gazësjellësit Nord Stream, që e shikojmë si një lidhje të fortë e Rusisë në zemër të Europës. Unë besoj se duke parë dhe këtë tragjedi që po ndodh në Ukrainë Nord Strim do të ndalojë”, vijoi Daniel Kawczynski.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ I Dërguari i Posaçëm i Britanisë për Tregtinë: Do shtojmë praninë në Ballkan! Deputeti: Shqipëria ka potencial për turizëm, s'kemi pse të shkojmë në Greqi apo Kroaci
SI.E.//ReportTv.al