Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në drejtimin e debatit të Hapur të Nivelit të lartë, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme u kërkoi vendeve anëtarë të jenë të qartë se Rusia është agresoi dhe se Ukraina është viktima. Madje kujtoi dhe librin "Lufta dhe Paqja" të shkrimtarit rus Leo Tolstoi.
"Mund të kemi dallime për mënyrën si të mbështesim Ukrainën në luftën e vet për liri e dinjitet. Pikëpamje të ndryshme për mënyrën si duhet të funskionojë kjo luftë por do të ishte fyer për këtë organizatë nëse nuk pranojmë në një zë se kush është agresori dhe viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë mes luftës dhe paqes siç do tju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë të qartë si kristali jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën e popullin e saj po e lëmë në baltë por edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë dhe tradhëtojmë fëmijët tanë"
Në tryezën me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë shtetesh.
Lajmi kryesor:
Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia nuk mund të përdorë Kosovën si pretekst për të rrëmbyer territoret e Ukrainës!
S.G//ReportTv.al