Lufta dhe thatësira, KESH bleu 128 mln € energji në 3 muajt e parë të vitit! Çmimi mesatar në import 230 € për megavat

15 Prill 2022, 20:08| Përditesimi: 15 Prill 2022, 20:23

  • Share

Kriza e energjisë elektrike nxitur nga lufta në Ukrainë që luhati bursën por edhe mungesa e reshjeve të shiut në Shqipëri që uli prodhimin, i ka kushtuar shumë shtrenjtë buxhetit të shtetit në muajit e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, nga janari deri më tani janë importuar 128 milionë euro energji elektrike, që është 100% më shumë se në vitin e kaluar, kur nuk raportohen importe pasi prodhimi nga KESH, mbulonte nevojat e vendit.

Konkretisht sipas të dhënave të OSHEE deri në gusht të vitit të kaluar janë importuar në total 38 milionë euro energji elektrike, dhe çmimi mesatar ishte rreth 122 euro për megavat.

Ndërsa këtë vit deri më tani çmimi mesatar me të cilin është importuar energjia sipas KESH është 230 euro për megavat. Këto shifra ishin të paparashikuara në vitin 2020, ku në gjashtëmujorin e parë çmimi për megavat ishte 47.1 euro

Në më pak se 4 muaj është shpenzuar sa 56% e vlerës që u harxhua vjet për të blerë energji. Konkretisht deri në fund të dhjetorit 2021 për të furnizuar vendin janë importuar 228 milionë euro energji elektrike.

Këtë të premten përfundon dhe gjendja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike, që qeveria e shpalli më 8 tetor 2021. Për këtë vit si pasojë e krizës në buxhetin e shtetit janë përcaktuar 28 miliardë lekë për të përballuar importin e energjisë.

ÇMIMI MESATAR I ENERGJISË

Janar-Prill 2022       230 euro/ MWH

Janar-Gusht 2021    122 euro/MWH

Diferenca               +108 euro/MWH

ÇMIMI MESATAR I ENERGJISË

Viti 2021                  206 euro/ MWH

Janar-Prill 2022       230 euro/ MWH

Diferenca                 +24 euro/ MWH

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?