Lufta/ Diplomati Mal Berisha: Shqipëria me Izraelin, pasi nuk mund të mbështesë terrorizmin e Hamasit! Osmani: E kemi detyrim kombëtar t’i jemi krah

9 Tetor 2023, 17:51| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 19:24

  • Share

Prej tre ditësh vijojnë sulmet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit, pasi këta të fundit nisën një sulm të paprecedente duke lëshuar mijëra raketa në drejtim të Izraelit, të cilat shkaktuan qindra viktima.

Pozicionimin e Shqipërisë, krah Izraelit, diplomati Mal Berisha e sheh si të drejtë, pasi sipas tij vendi ynë nuk mund të mbështesë grupe terroriste. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, diplomati tha se ne jemi një popull që kemi dhënë shembullin më të mirë në kohën kur hebrenjtë u përndoqën.

‘Këto nuk janë forma që e çojnë Palestinën drejt formimit të një shteti, pasi asnjë në botë nuk mbështet dot një lëvizje terroriste. Shqipëria nuk mbështet kurrë një lëvizje terroriste. Po flasim për një shtet anëtar në NATO. Nuk mbështesim terrorizmin. Izraeli është një shtet mik i shqiptarëve, ne kemi një paralele në rajonin tonë në të cilin ka grupe terroriste që duan ta zgjidhin me mjete terroriste. Nuk mund ta mbështesim atë lëvizje të Hamasit me atë formë ekzekutimi njerëzish të pafajshëm, por shohim edhe rrezikun që na kanoset në rajonin tonë me forca të njëjta. Ne jemi një popull që kemi dhënë shembullin më të mirë në kohën kur hebrenjtë ishin të përndjekur, ne i kemi mbrojtur.’- tha diplomati Berisha.

I të njëjtit mendim është edhe eksperti për çështjet ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, i cili tha se Shqipëria e ka detyrim ndaj Izraelit, kjo edhe për faktin se njeh pavarësinë e Kosovës. Për gazetarin Arbër Hitaj, Osmani u shpreh se sot jemi krenar sesi kemi mbrojtur hebrenjtë.

‘Kemi detyrime nga Izraelit dhe për faktin se njeh pavarësinë e Kosovës. Kemi një shtet të ri të Kosovës që e kanë investuar figura dhe personalitete të rëndësishme në SHBA dhe figura me peshë në SHBA dhe përfaqësues të lobit hebre në Amerikë, pa ndihmën e të cilëve pavarësia nuk do të kishte ndodhur. Sot jemi krenar sesi i kemi mbrojtur hebrenjtë. Jemi një popull që kemi detyrime kombëtare ndaj Izraelit, Shqipëria e ka të detyrueshme të jetë për nevojat e vendit të saj për nevojat e Kosovës e cila gjendet sot para një konflikti të hapur.’- tha Osmani.

Ora 18:10
Diplomati Mal Berisha: Rusia ka interes për luftën, mund të ketë furnizuar me armatime palestinëzët! Osmani: Ushtria amerikane drejt Izraelit, Kosova në rrezik

 

Rusia ishte e interesuar për sulmin e Hamasit në Izrael. Kështu u shpreh në Report Tv, diplomati Mal Berisha, i cili tha se edhe mund të ketë furnizuar Palestinën me armatime.

‘Ukraina tashmë është harruar... Që fillohet dhe bombardohet natën. Gaza fut në hije konfliktin e luftës në Ukrainë. A nuk është për të thënë se në këtë ngjarje kaq të tmerrshme ka dorë Rusia. Kjo tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror. Mendoj se palestinezët, nga i morën armatimet? Kush i furnizoi? Mundësia më e madhe është Rusia, pasi asaj i intereson të të jetë tërheqë vëmendjen nga lufta.’- tha Berisha.

Ndërsa sipas ekspertit për çështjet ndërkombëtare, Kreshnik Osmanit, në Kosovë, strukturat e sigurisë duhet të rrisin vëmendjen, pasi është zhvendosur vëmendja botërore drejt konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

‘Sot kemi një transferim të vëmendjes së diplomacisë kombëtare e SHBA-së në drejtim të Izraelit mund të krijojë boshllëk gjeopolitik të Kosovës, çka mund të sjellë përfitim nga lojtarë të dytë të tretë të cilët kërkojnë të jenë destabilizues në rajon. Kërkohet të jenë shumë të vëmendshme struktura e sigurisë në Kosovë.’- tha Osmani.

Ora 18:03
U sulmua nga Hamasi, Berisha: Agjentët e Izraelit u gjendën të papërgatitur, s’i kanë kryer detyrat si duhet! Osmani: Gjendemi përballë një 11 shtatori të ri

 

Diplomati Mal Berisha, thotë se agjentët e Izraelit nuk i bënë si duhet detyrat për sa i takon sulmit në Izrael nga militantët e Hamasit. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Berisha u shpreh se ata u gjendën të papërgatitur e se do të nxjerrin një mësim të madh nga ky sulm.

‘Kanë arritur të futin spiunët e tyre brenda shteteve siç janë Libani e Siria, në një moment të tillë kur ishte dhe një 50-vjetor duket se ka rënë vigjilenca. Ose organizmi i atyre njerëzve të cilët ndërmarrin veprime të tilla terroriste të bazuar në një kauzë që han shumë diskutim për shkak të marrëdhënieve të tilla historike midis arabëve dhe izraelitëve të bëjnë një sulm kaq të koordinuar në një zonë që është e rrethuar nga Izraeli të mbajnë sekretin e një akti kaq terrorist është shumë e habitshme. Do të nxjerrin një mësim të madh sesi agjentët e tyre nuk kanë kryer si duhet detyrat  tyre për të kuptuar se me çfarë po merren ata njerëz në ketë rrethana. Nuk janë përdorur gjëra të thjeshta por janë përdorur armatime,. Në njësi këto janë shpërthyer mijëra raketa që janë drejtuar drejt grupeve vulnerabël.  Është një konflikt me kohë, kthimi në tokën e premtuar është një e drejtë historike dhe por asnjëra palë nuk mund ta zgjidhin këtë pasi përdoren të mjete  Kjo është një luftë terroriste dhe jo një luftë për liri dhe pavarësi.’- tha Berisha.

Edhe eksperti për çështjet ndërkombëtare Kreshnik Osmani, u shpreh se një nga shërbimet më të mira të Inteligjencës në botë u gjend e papërgatitur.

‘Ajo është shohim në Izrael dhe Palestinë është një kasaphanë e vërtetë ka ardhur si akumulim i tensioneve për një gjysmë shekullit. Ekspertët flasin sot për 11 shtatorin e Telavivit. Jemi përballë një situatë të befasishme. Është e paimagjinueshme nga gjithë ekspertiza ndërkombëtarë se si një nga shërbimet më të mira të inteligjencës sekrete të gjendet të papërgatitur përballë një sulmi të tillë. Ata kanë pasur të inflituar agjentët e shërbimeve aleatë Egjiptiane të pranishme në Rripin e Gazës dhe shërbimet e tjera që bëjnë pjesë për të gjetur një zgjidhje. Jemi përballë një 11 shtatori të ri. Përfaqëson një tërmet me magnitudën më të lartë, kur arabët kanë në kujtesën e tyre atë që e konsiderojnë okupatori izraelit. Prej 73 e deri sot është tërmeti me magnitudën më të fortë në luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Do të ketë ndikime si do të precipitojnë zhvillimet në rrafsh botëror.’- tha Osmani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?