Gjatë natës, dronë ukrainas goditën një rafineri nafte në Rajonin e Leningradit, Rusi, sipas Ukrainska Pravda.
Gazeta Kyiv Independent raportoi se u godit edhe një uzinë kimike në Krai të Permit, 1,800 kilometra larg kufirit ukrainas. Dje, dronë të inteligjencës ukrainase goditën një tjetër uzinë nafte në Ufa, 1,400 kilometra larg kufirit.
Objektivi i fundit thuhet se goditi një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi. E vendosur në qytetin Kirishi, Rajoni i Leningradit, është një degë e Surgutnaftogaz. Uzina ka një kapacitet rafinimi prej mbi 10 milionë ton naftë në vit dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh duke përfshirë benzinë dhe karburant aviacioni.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka folur për sulmet e e ushtrisë ukrainase në rafinerinë ruse. Ai tha se sanksionet më efektive, ndaj Rusisë janë ato që funksionojnë më shpejt, si sulmet në rafineritë ruse të naftës, terminalet e saj dhe objektet e magazinimit të naftës.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ruse, thanë se kanë shkatërruar 80 dronë ukrainas në disa rajone ruse dhe mbi Detin Azov gjatë natës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas ka deklaruar se shkelja e hapësirës ajrore rumune nga dronët rusë është e papranueshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka folur për sulmet e e ushtrisë ukrainase në rafinerinë ruse. Ai tha se sanksionet më efektive, ndaj Rusisë janë ato që funksionojnë më shpejt, si sulmet në rafineritë ruse të naftës, terminalet e saj dhe objektet e magazinimit të naftës.
'Lufta e Rusisë ka të bëjë në thelb me naftën, gazin dhe të gjitha burimet e tjera të energjisë të cilat kohët e fundit bënë një punë të shkëlqyer në Primorsk, duke goditur terminalin më të madh të naftës të Rusisë në Detin Baltik. Dëmi është i madh gjithçka është verifikuar. Dhe kjo është e prekshme për armikun. Forcat tona speciale po mbajnë nën vëzhgim edhe portin e Ust-Lugës dhe të gjitha pikat e tjera të aksesit rus në tregun botëror. Sot, dronët e shërbimeve të sigurisë ukrainase janë të aftë të veprojnë në rreze prej mbi një mijë kilometrash', përfundoi ai.
Dronët e inteligjencës ushtarake sulmuan uzinën kimike "Metafrax Chemicals", një lojtar kyç në kompleksin ushtarako-industrial rus.
Sipas informacionit të lëshuar nga shërbimet e inteligjencës dhe të raportuar nga Ukrainska Pravda, "Metafrax Chemicals" në Territorin Perm të Federatës Ruse është kyçe në industrinë kimike ruse dhe prodhuesi i dytë më i madh i kimikateve organike në Rusi.
Sipas informacionit paraprak, sulmi me dron ukrainas dëmtoi pajisjet e prodhimit të uresë. Produktet e kompanisë janë përbërës kyç për prodhimin e eksplozivëve: urotropinë, metanol, pentirit dhe ure. Uzina ndodhet 1,600 km nga kufiri ukrainas.
“Ndërhyrja e Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit”, sipas presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Rumaninë dhe shtetet anëtare për të mbrojtur territorin e BE-së. Ne jemi në solidaritet me Rumaninë”, Ursula von der Leyen në X.
Mbrojtja ajrore ruse ka kapur dhe shkatërruar 80 dronë ukrainas në disa rajone ruse dhe mbi Detin Azov gjatë natës, sipas një deklarate nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.
"Gjatë natës, mbrojtja ajrore në detyrë ka kapur dhe shkatërruar 80 dronë ukrainas mbi rajonin e Bryansk, 15 mbi Republikën e Krimesë, 12 mbi rajonin e Smolensk, 10 mbi rajon, 10 mbi Detin e Azov, dy mbi rajonin e Leningradit, një mbi rajonin Oryol, një mbi rajonin Ryazan dhe një mbi rajonin e Rostovit", thuhet në deklaratë.
Komente
