Bota

Lufta/ Dronët ukrainas sulmojnë rajonin Kursk të Rusisë, 10 persona të plagosur

31 Maj, 07:44| Përditesimi: 31 Maj, 07:49

  • Share

Dhjetë persona u plagosën në një sulm me dron ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë.

Kështu ka raportuar Alexander Khinshtein, guvernatori në detyrë i rajonit, duke shtuar se shtatë persona u plagosën në distriktin Rylsk dhe tre të tjerë në distriktin Lgov.

'Në Rylsk saktësoi ai  dronët goditën dy ndërtesa banimi pesëkatëshe. Një apartament në katin e parë u përfshi nga flakët dhe flakët u përhapën në ballkonet ngjitur. Zjarri tani është shuar. Në një ndërtesë fqinje, një dron goditi katin e tretë dhe një zjarr shpërtheu gjithashtu në njërën nga apartamentet, i cili u shua shpejt', tha ai. 

Fatkeqësisht, 10 persona u plagosën. Një familje me katër anëtarë, përfshirë fëmijë të moshës 13 dhe 16 vjeç, janë aktualisht të shtruar në spital në Spitalin Qendror Rajonal të Rylsk.

Dy gra të tjera dhe një burrë pësuan plagë dhe janë në gjendje shoku. Gjithashtu "në vendbanimin e Artakovos, dy ndërtesa dhe një garazh u përfshinë nga flakët për shkak të një sulmi me dron.

Ndërkohë, një vajzë 9-vjeçare u vra dhe një djalë 16-vjeçar u plagos në një sulm me raketa ruse në distriktin Polohivskyi të rajonit Zaporizhia, tha guvernatori Ivan Fedorov në një postim në Telegram, raporton The Kyiv Independent.

"Një shtëpi u shkatërrua. Disa shtëpi të tjera u dëmtuan nga vala e goditjes", tha guvernatori, duke shtuar se sulmi ndodhi në fshatin Dolynka.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?