Kreshnik Çollaku

Politikë

'Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në', Kreshnik Çollaku: Duhet një foltore e madhe e demokratëve

29 Korrik, 15:50| Përditesimi: 29 Korrik, 16:34

  • Share

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, deklaroi se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike. 

Sipas Çollakut vetëm Sali Berisha e ka dashur realisht bashkimin dhe kërkoi një “foltore të madhe” për të gjithë demokratët. Çollaku u shpreh në një intervistë televizive, se PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor.

"Më 11 maj dështuam për shumë faktorë. Ka farsë elektorale, ka industri të vjedhjes së votës për të katërtën herë rresht. Ka farsë elektorale, por duhen mbajtur edhe përgjegjësi. PD duhet ta ndalë këtë industri të vjedhjes së zgjedhjeve. Për herë të katërt të vidhen zgjedhjet, do të thotë se ka problem të madh edhe brenda konceptimit të opozitës. Duhet një foltore e madhe e gjithë demokratëve. Duhet të shërohet sëmundja, duhet të ndalen egot dhe të kihet vëmendja tek kriza. Më 11 maj u bë një kompromis, por nuk kishte bashkim.

Vetëm Berisha e donte bashkimin, askush tjetër nuk e donte, të gjithë përpiqeshin të mbanin pozicionin e vet. Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në. Në primare kishte dy lista votimi. Primaret i dolën nga kontrolli Berishës. Shumë demokratë u lanë jashtë primareve. Humbja ishte parashikuar. Duhet bërë analizë, sepse nuk shoh të ardhme të Partisë Demokratike. Nëse e quajmë farsë elektorale, mund të bllokohen mandatet, grupi parlamentar duhet të mbajë qëndrim.

Kodi Zgjedhor i fal Ramës 12-13 mandate në tavolinë. Kodi Zgjedhor ishte gabim i madh i PD-së. Listat e hapura janë shkatërrim për partitë. Unë jam për sistem maxhoritar', tha ai.

Sipas tij, Berisha duhet që të respektojë statusin, i cili parashikon se në rast të humbjes në zgjedhje kryetrari duhet që të jap dorëheqjen. 

'Berisha vuri nenin në statut që kryetari duhet të ikë, edhe nga inati me kundërshtarin, siç e kishin inatin edhe kundërshtarët ndaj Berishës dhe u quajt ‘neni Basha’. Unë mendoj se Berisha do ta zgjidhë vetë këtë problemin e (mos)dorëheqjes. Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë. Por këto vota nuk çojnë në pushtet. Por, edhe pa Berishën, PD nuk bëhet më mirë. Kush mendon kështu, ka gënjyer veten ose i ke shërbyer një kundërshtari të Berishës", tha Çollaku.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?