Në Premier League Liverpool nuk ka gabuar as në javën e 34, duke bërë detyrën kundër Neëcastle e duke vijuar luftën për titull me Manchester City-n. Vendimtar në transfertë u tregua Naby Keita në minutën e 19, i cili realizoi golin e vetëm dhe për pasojë siguroi fitoren për të kuqtë.
Liverpool aktualisht udhëheq Premier League me 82 pikë, 2 më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak. Të besuarit e Guardiolës kanë udhëtuar në transfertë për t’u përballur me Leeds.
Komento