Foto ilustruese

Politikë

'Lufta' e politikës për popullin! Meta nesër i thërret në protestë, deputetët i 'qajnë' hallet në Kuvend

1 Mars 2020, 17:21| Përditesimi: 1 Mars 2020, 17:25

  • Share

TIRANE-Nesër Presidenti Ilir Meta ka thirrur një protestë në orën 17:00 kundër qeverisë me arsyetimin e çmontimit të 'grushtit të shtetit', që sipas tij do të shpartallohet, por paraditen e së hënës do të mblidhet Kuvendi, që si për ironi në rendin e ditës janë problemet e popullit që kanë evidentuar deputetët nga takimet që supozohet se kanë pasur në javën e fundit.

Në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar që deputetët një herë në muaj të jenë në zonat e tyre ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t’i diskutuar problemet që kanë evidentuar, por nesër seanca pritet që të kthehet në arenë të akuzave politike mes shumicës dhe opozitës në Kuvend dhe Presidentit në distancë.

Rendi i dites neser ne Kuvend

Komento

Komente

  • tre: 01/03/2020 23:53

    o burra ne proteste per te arrestuar familjen Likja Fallxhorja.

    Përgjigju
  • Taulanti: 01/03/2020 18:08

    Protesta e vetmja rruge per ndalimin e diktatures o burra ne proteste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?