Filmi 'Guna përmbi tela'

Lufta e Vlorës kundër italianëve, filmi 'Guna Përmbi Tela' i nënshtrohet restaurimit digjital

16 Maj, 08:20| Përditesimi: 16 Maj, 08:24

  • Share

Një tjetër film shqiptar i para viteve ’90 i është nënshtruar restaurimit digjital. Bëhet fjalë për filmin ‘Guna përmbi tela’ të regjisorit të mirënjohur Muharrem Fejzo.

Filmi është prodhim i vitit 1977 dhe ka si protagonist aktorët Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Fatos Sela, Sulejman Pitarka, Jani Riza, Liza Laska, Luftar Paja, Serafin Fanko, Raimonda Bulku etj.

Ngjarjet e filmit flasin për luftën që u bë në Vlorë në vitin 1920, kundër pushtuesit të huaj Italian.

Lajmin për restaurimin digjital të këtij filmi bardh e zi e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

'MIRËMËNGJES 
dhe me një tjetër film të kinematografisë shqiptare që i është nënshtruar restaurimit digjital, “Gunat përmbi tela" i regjisorit Muharrem Fejzo, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan Rama.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?