Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përpjekjet për negociata për luftën Rusi -Ukrainë. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv Shala tha se palët po përpiqen që t’i japin zgjidhje luftës në Ukrainë.
Sipas tij, negociatat me Rusinë janë një proces i vështirë.
‘Trump premtoi se do ti jap fund për 24 orë po mbushi 100 ditë dhe nuk arriti dot që ti jap fund dhe ka dhënë disa herë dorëheqjen nga menaxhimi i kësaj krize. Palët përpiqen që tri japin një zgjidhje kësaj pune. Po edhe pa rezultat nuk ka qenë sepse janë shkëmbyer të burgosur. Por negocimi me Putin është një proces i vështirë’, tha ai.
Sipas ekspertit Rusia ka bërë kërkesa maksimaliste, ndërkohë nga ana tjetër Ukraina po bën rezistencë.
‘Dhe negociatat fillojnë me kërkesat maksimale dhe kalon në një fazë të dytë që ka të bëjë me zvarritjen e procesit dhe më pas vazhdon me moskthimin e stekës në drejtim të kërkesave që kanë zhvilluar. Trump kërkon negociata të menjëhershme, por kjo është pak e vështirë. Bisedimet janë të vështira’, tha ai.
Ai tha se Ukraina është duke kërkuar mbështetje edhe nga ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se pa presidentin e SHBA Donald Trump do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshje.
‘Zelensky i ka quajtur të papranueshme kërkesat dhe i ka hedhur poshtë, rustë kërkojnë marrëveshje dhe më pas armëpushim. Rusët përpiqen që të mos ketë armëpushim sepse kështu ata do të ushtrojnë presion ndaj kundërshtarit. Edhe Zelensky në një farë mënyre e ka trashur zërin. Ukraina ka bërë rezistencë dhe do të vijojë që të bëjë rezistencë. Ukrainë po kërkon edhe mbështetje nga aleatët perëndimor. Por pa Trump do të jetë e vështirë ulja në tavolinë e Putin për negociata’, tha ai.
Komente
