Kreshnik Osmani i ftuar në Studio Live

Lufta/ Eksperti Osmani: Nëse përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, prishen ekuilibrat e rendit botëror! Mbrojtja e Izraelit ndaj Iranit kushtoi 1.3 mld dollarë

15 Prill, 19:46| Përditesimi: 15 Prill, 21:38

  • Share

Irani kërkon që të jetë forcë dominonte në Lindjen e Mesme. Kështu tha në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV Kreshnik Osmani, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, teksa analizoi situatën në Lindjen e Mesme, pas sulmit që Irani bëri ndaj Izraelit.

Sipas ekspertit nëse situata në Lindjen e Mesme përshkallëzon, shkojmë përballë skenarëve që mund të prishin ekuilibrat e rendit botëror.

‘Bota në këtë moment është pa bord drejtues. Deri sa të merren vesh si do të bien dakord për drejtimin do shohim luftëra, në Lindjen e Mesme, Ukrainë, ndoshta në Deti i Kinë së Jugut, Ballkan, Europa Veriore... Deri sa të përcaktohet një rend i ri botëror.

Ajo që ka ndodhur sot në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Iranit. Baza e konfliktit është çështja e besimit palestinez. Irani ka patur në shënjestër çështjen palestineze, por strategjia është që Irani të jetë një forcë dominonte në Lindjen e Mesme, në mënyrë që të ndikojë në rendin botëror. Irani ka si slogan të tij çështjen palestinez por njëkohësisht Iranit i duhej një kalë beteje. Çështja palestineze Irani e përdor për të rritur influencën e tij në Lindjen e Mesme.

Konflikti i drejtpërdrejtë mund të ndodhë nëse SHBA do të tërhiqej. Por SHBA nuk po tërhiqet. Mesazhi amerikan është i qartë, do të ndërhyjmë! Netanyahu do të ketë një konflikt të gjatë, pasi luan dhe për konfigurimin e brendshëm politik.  Mesazhi i Uashingtonit që ka mbërritur për Izraelin është se nuk do të shkoni në luftë pa miratimin tonë. As Teherani dhe as Uashingtoni nuk duan të kenë një përshkallëzim në Lindjen e Mesme. Uashingtoni ka plagën e Ukrainës, e Tajavnit, po t’i eskalojë situata në Lindjen e Mesme shkojmë përballë skenarëve që mund të ndezin rajonin, një luftë masive që tejkalojnë kufijtë e Lindjes së Mesme, Azisë, në Rusi, dhe prishet i gjithë rendi botëror.’- tha Osmani, për gazetarin Arbër Hitaj.

Sipas Osmanit, Izraeli e ka të qartë që pa ndihmën e aleatëve, nuk mund të luftojë, ndërsa theksoi se vetëm mbrojtja ndaj sulmit ka kushtuar 1.3 mld dollarë

‘Izraeli nuk mund të shkoj në luftë pa një fuqi aleate. Pa ndihmën e aleatëve s’mund tu bënte ballë sulmeve. Mbrojtja ka kushtuar 1.3 mld dollarë, pa ndihëm e amerikanë, britanike, franceze dhe gjermane, Izraeli e ka të qartë që s’mund të luftojë. Prishja e ekuilibrave në Lindjen e Mesme, prish ekuilibrat e rendit botëror.’- u shpreh Osmani.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?