'Lufta është e vështirë, por ju jeni më të forta' Tetori rozë, Luiza Xhuvani mesazh për gratë në përballjen kundër kancerit të gjirit

12 Tetor, 11:08| Përditesimi: 12 Tetor, 13:56

  • Share

Aktorja e njohur e skënës shqiptare Luiza Xhuvani përcolli sot një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë, që po luftojnë me kancerin e gjirit.

Xhuvani i bën apel grave që të mos harrojnë kurrë se çdo ditë është një hap përpara.

“Për të gjitha vajzat e gratë që po luftojnë me kancerin e gjirit. Nuk duhet të harroni kurrë se çdo ditë është një hap përpara. Forca, kurajo dhe vendosmëria juaj janë më të fuqishme se çdo pengesë. Lufta është e vështirë, por ju jeni më të forta.  Çdo ditë e kaluar çdo betejë e përballuar është një fitore”. tha Xhuvani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon fushatën ndërgjegjësuese për të mundësuar kontrollin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit në gjirit.

Përveç vizitave falas në 12 spitalet rajonale në gjithë vendin, në kuadër të “Tetorit Rozë” janë krijuar lehtësi për çdo grua në qytet dhe zonat rurale, për të kryer mamografi falas përmes njësive të lëvizshme shëndetësore.

Videoja u publikua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 12/10/2024 17:49

    E moj grua aktore,nuk e di akoma a i ke kerkuar falje atyre dhjetra nenave qe u veshen me te zeza per shkak te djalit tend vrases serial?

    Përgjigju
    • Cerriku: 13/10/2024 09:36

      Ca falje asaj i vjen keq qe sesht me deputiere.me kujtohet pas vrasjes se kater njeresve te sherifit te sah,ajo se bashku me kryeministrin nuk folen asnje fjal per viktimat e pafajshme,por i jepnin kurajo te birit te qendronte i fort se do ta nxirrnin shpejt,dhe ashtu ndodhi i shpetoj burgimit te perjetshem,dhe se shpejti do ta ken ne shtepi per sjellje te mir.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?