Lufta forcon valutat, zhvlerësohet leku! Euro këmbehet me 127-132 lekë, 6 deri në 10 lekë më shumë se para konfliktit! Kërkesë e lartë në treg për euro, shkak shtrenjtimi i importit

8 Mars 2022, 15:41| Përditesimi: 8 Mars 2022, 17:55

  • Share

Për herë të parë që pas karantinës 3-mujore në pandemi në vitin 2020, kursi i këmbimit po njeh vlera rekord, pas nisjes së luftës Rusisë ndaj Ukrainës.

Këtë të martë, Banka e Shqipërisë raporton se mesatarisht 1 euro po këmbehet me 127.08 lekë duke pësuar një rritje të fortë me 3 pikë në raport me një ditë më parë.

Ndërsa në pikat e këmbimit valutor, euro luhatet në vlerën 128-129 lekë, duke u rritur me 4-5 lekë brenda një dite. Ndërkohë në bankat e nivelit të dytë euro po shitet deri në 132 lekë.

Forcimi i monedhës evropiane është më i fortë nëse e krahasojmë vetëm me një ditë para se lufta të shpërthente. Më 24 shkurt 2022 euro këmbehej mesatarisht me 121.2 lekë, ç’ka dëshmon se brenda më pak se 2 javëve euro u rrit me 7-10 lekë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dollarin. Sipas kursit zyrtar të bankës së qendrore 1 dollar po këmbehet këtë të martë me 116.93 lekë, nga 108.49 lekë që ishte vlera e këmbimit në 24 shkurt, duke u rritur me 8 lekë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor dollari shitet me mbi 118 lekë.

Ky forcim i valutave, ka sjellë një zhvlerësim të shpejtë të monedhës kombëtare, duke reflektuar rritjen e çmimeve pasi më të njëjtat lekë mund të blesh më pak produkte.

Ekspertët thonë se shkak për forcimin e valutave është bërë kërkesa që kanë bizneset për më shumë euro pasi produktet që importojnë janë shtrenjtuar.

“Nuk është forcuar vetëm euro, por të gjitha valutat janë forcuar në raport me lekun, është zhvlerësuar leku. Monedha jonë është zhvlerësuar si pasojë e një rritje të vazhdueshme të çmimeve, që vjen si shkak i rritjes së çmimeve në bursa por në vend ka edhe shumë abuzime. Ka më shumë kërkesë për euro sesa kishte në të kaluarën, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve në bursa të produkteve”, thotë eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Nga frika se do të mbeten pa furnizime, edhe bizneset në vendin tonë kanë blerë më shumë euro për t'iu përshtatur nevojës më të madhe për të importuar në këtë periudhë.

“Një rritje e monedhave të huaja në raport me lekun tregon se kostot e importit do të jenë më të larta, ku veç rritjes së çmimeve kostot e importit do të jenë më të larta”, thotë Muço.

Forcimi i monedhës euro, sipas ekspertëve sjell ndikim negativ në shlyerjen e borxhit

“Një rritje e monedhave të huaja në një moment që shumicën e borxhit e kemi në monedhë të huaj ka ndikon, ndërkohë që të ardhurat i marrim në lekë, shtrenjtohet borxhi. Nuk është pozitive për ekonominë tonë”, tha eksperti.

 

Komento

Komente

  • Koli: 08/03/2022 17:04

    Vazhdon pislliku per ta mbajtur Dollarin nen vleren reale per te vjedhur Shqiptaret e Amerikes qe eshte dhe diaspora me e pasur. Ktu po perdoret si gjithmone dollari per te subvencionuar tregtine ne Euro. Dollari do shkoj 0.8 me Euron. Te shohim cdo beni me cmimet pastaj te ktyre pronave. Do i ktheni tak fak me Dollar kur te jete me e forte. Shtet mafioz pa kontrolle fare.

    Përgjigju
    • Fahej: 08/03/2022 18:40

      @Koli Borxhi i Shqiperise eshte ne Euro dhe jo ne dollare. Shqiperise i duhen Euro per te shlyer borxhin dhe per gjera te tjera. Rritja e Euros ne tregun vendor vjen nga shkembimet ose sic quhen ne ekonomi, nderhyrjet e bankes se Shqiperise ne treg. Banka qendrore e Shqiperise, emeton lekun Shqiptar dhe e shet kundrejt Euros, ne kete menyre duke rritur “kerkesen” per Euro qe rrjedhimisht rrit kursin e kembimit. Jane manovra standarte nga pikpamja e menazhimit te tregut valutor. Pyete veten, ato Kwh qe na duhen dhe qe blihen ne bursen e energjise, me cfare valute blihen?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?