Gaza

Bota

Lufta/ Izraeli bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur

29 Nëntor, 07:32| Përditesimi: 29 Nëntor, 14:56

  • Share

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se bastisja izraelite në një shtëpi la të paktën tre të vdekur dhe pesë të plagosur, ndërsa agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se një person u vra dhe disa u plagosën si pasojë e një bombardimi tjetër në vend.

Më tej Wafa shton se katër palestinezë të tjerë vdiqën në një tendë për njerëzit e zhvendosur pranë xhamisë Abu Matar në Khan Younis, në jug të të Gazës.

Lajm në përditësim...

Ora 11:09
Ministri izraelit: Ushtria jonë do të qëndrojë në Gaza edhe për shumë vite të tjera

1731589187_ushtareizraelite.JPG

Foto: Ushtarë izraelitë

Ministri i Sigurisë Ushqimore izraelite, gjithashtu anëtar i kabinetit të sigurisë  tha se ushtria e tyre  do të qëndrojë në Rripin e Gazës edhe për shumë vite

“Ushtria izraelite do të qëndrojë në Gaza për shumë vite duke luftuar rekrutët e rinj të Hamasit në territor dhe do të jetë përgjegjëse për dërgimin e ndihmave humanitare atje, tha Avi Dichter duke konfirmuar kështu të gjithë hipototezat e bëra.

Ndërkohë raportohet se shefi i shtabit të IDF-së, Herzi Halevi  po planifikon të japë dorëheqjen pasi të përfundojë hetimi ushtarak për sulmin e 7 tetorit të 2023.

"Në fund të hetimit, ne do të marrim gjithashtu vendime për personelin dhe komandantët do të ushtrojnë përgjegjësi. Nuk kam ndërmend të fshihem mbi vendimet e personelit kur tabloja të bëhet më e qartë," shkroi Halevi në një letër drejtuar forcave ushtarake.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?