Bota

Lufta/ Lirohen 3 pengje izraelite! Netanyahu: Hamasi u tërhoqën pas deklaratave të Trump

15 Shkurt, 10:23| Përditesimi: 15 Shkurt, 11:04

  • Share

Hamasi ka liruar tre pengje izraelitë ditën e sotme (15 shkurt). Pengjet e liruara janë: Iair Horn, Sasha Troufanov dhe Sagui Dekel-Chen. Ndërkohë, Izraeli pritet të lirojë 369 të burgosur palestinezë.

Tre izraelitët, të rrëmbyer më 7 tetor 2023 nga Kibbutz Nir Oz, u dërguan pak para orës 10 të mëngjesit me orën lokale, në Khan Younis me një furgon të bardhë, të shoqëruar nga një kamionçinë të zezë dhe u dorëzuan në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

Izraeli-argjentinasi Iair Horn, 46 vjeç dhe ruso-izraeliti Sasha Troufanov, 29 vjeç, u mbajtën rob nga Hamasi ndërsa Xhihadi Islamik mbajti izraelito-amerikanin Sagui Dekel-Chen, 36 vjeç', sipas La Repubblica. Të gjithë duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit tha se Hamasi u tërhoq pas deklaratave të Donald Trump.

'Sot, tre nga njerëzit tanë të rrëmbyer u kthyen në Izrael: ne i mirëpresim ata me një përqafim të madh. Edhe këtë javë Hamasi u përpoq të shkelte marrëveshjen dhe të krijonte një krizë me akuza të rreme. Falë forcave tona brenda dhe rreth Gazës dhe falë deklaratës së prerë të Presidentit Trump, Hamasi u tërhoq dhe lirimi i njerëzve të rrëmbyer”, deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?