Hezbollahu tha se operacioni ushtarak i nisur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm kundër pozicioneve izraelite ‘përfundoi".
Hezbollah mohoi "pretendimet" se Izraeli e pengoi sulmin. "Operacioni i sotëm ushtarak është i plotë dhe i përfunduar," tha në një deklaratë grupi militant që mbështetet nga Irani.
“Pretendimet e Izraelit për një veprim parandalues të kryer prej tij dhe neutralizimi i sulmit janë pretendime boshe”, shtoi ai.
Lajmi u raportua edhe nga stacioni televiziv pro Hezbollahut Al-Mayadeen, i cili raportoi se hakmarrja e Hezbollahut për vrasjen e komandantit të përgjithshëm Fuad Shukr u krye pikërisht ashtu siç duhej dhe përfundoi.
Lidhur me pretendimet e Izraelit se sulmi i tij parandalues ndaj raketave ishte efektiv, transmetuesi tha se pretendime të tilla i drejtoheshin thjesht publikut izraelit.
Ndërkohë një person u vra nga një sulm izraelit me dron në një makinë në qytetin jugor libanez Khiam,bëri të ditur ministria e Shëndetësisë e Libanit, ndërsa të paktën katër persona të tjerë u raportuan të plagosur nga sulmet e tjera.
Lajmi kryesor:
Lufta Izrael – Hezbollah/ IDF godet objektivat në Liban: Parandaluam sulmin! Grupi militant nisi 320 raketa! 48 orë gjendje e jashtëzakonshme
S.G/ReportTv.al