Steve Witkoff

Bota

Lufta/ I dërguari amerikan mbërrin në Gaza, viziton qendrën e shpërndarjes së ndihmave

1 Gusht, 10:03| Përditesimi: 1 Gusht, 10:05

  • Share

I dërguari special i Presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka mbërritur në një vend shpërndarjeje ndihmash në Rafah në jug të Gazës, tha për CNN drejtori i një kompanie që punon me shpërndarësin e ndihmave, Fondacionin Humanitar të Gazës.

Dje, Shtëpia e Bardhë njoftoi udhëtimin në Gaza të Witkoff dhe ambasadorit të SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.

"Nesër, i dërguari special Witkoff dhe ambasadori Huckabee do të udhëtojnë për në Gaza për të inspektuar vendet aktuale të shpërndarjes dhe për të siguruar një plan për të shpërndarë më shumë ushqim, si dhe për t'u takuar me banorët vendas të Gazës për të dëgjuar nga afër për këtë situatë të tmerrshme në terren", tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për shtyp të enjten.

Ky është udhëtimi i dytë i Witkoff në Gaza. Menjëherë pasi Trump mori detyrën, Witkoff vizitoi enklavën, duke u bërë zyrtari i parë amerikan që e bën këtë në më shumë se një dekadë.

Witkoff u takua dje në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, një javë pasi SHBA-të u tërhoqën nga bisedimet për armëpushim në Gaza, duke fajësuar Hamasin për negociata “me keqbesim”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?