Palazzo Chigi
Italia mbështet përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve në përputhje me Rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Një armëpushim në Gaza është gjithnjë e më urgjente për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullatës civile, për të siguruar ndihmën e nevojshme humanitare dhe për të nxitur zbrapspjen e këtij përshkallëzimi në nivel rajonal.
Italia u kërkon të gjitha palëve në konflikt që të pranojnë pa vonesë të mëtejshme ftesën e ndërmjetësuesve për rifillimin e negociatave në Doha më 15 gusht me qëllim finalizimin e një marrëveshjeje.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ SHBA, Egjipti dhe Katari bëjnë përpjekjen për të rinisur negociatat, Izraeli thotë 'Po'! Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
E.K/ReportTv.al