Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte 'ligjor dhe legjitim'
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei foli me një turmë të madhe gjatë një predikimi të premten, duke thënë se sulmi i fundit raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte "ligjor dhe legjitim" dhe ishte dënimi minimal për ato që ai i quajti krimet e Izraelit.
Avionët izraelitë një natë më parë (3 tetor) hodhën 73-ton eksploziv në bunkerin al-Marija, në Bejrut e përcaktuar si "selia e inteligjencës" e Hezbollahut.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) sulmi u bë kur brenda bunkerit ishte Hashem Safieddine, që do jetë pasardhësi i Nasrallah.
Shpërthimet ishin tepër të fuqishme duke 'shkundur' të gjitha ndërtesat në zonë. Sipas agjencisë së lajmeve ANI, bombardimet rezonuan gjithashtu në rajonet malore jashtë Bejrutit.
"Gjatë natës, toka u drodh nën këmbët tona. Qielli u ndriçua për shkak të forcës së shpërthimeve, tha për AFP-në Mohammed Sheaito, një shofer taksie 31-vjeçar në periferitë jugore të Bejrutit.
Ndërkohë sulmet izraelite shkaktuan shpërthime të mëdha edhe jashtë aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit. Aeroporti kufizohet me Dahieh - bastion i Hezbollahut në kryeqytet.
Duke cituar zyrtarët izraelitë në kushte anonimiteti, "Neë York Times" thotë se bombardimet e fundit kishin në shënjestër Safi Al-Din, pasardhësin e mundshëm të Nasrallah në krye të Hezbollahut. Por megjithatë nuk është ende e qartë nëse pasardhësi i mundshëm i Nasrallah ishte shënjestra e radhës në sulmin izraelit.
Në krahun tjetër, shumë shtete perëndimore po largojnë shtetasit e tyre nga Libani me avionë çarter, e që janë me misione të ndryshme humanitare apo që jetojnë dhe punojnë aty prej vitesh.
Italia njoftoi se ktheu mëngjesin e sotëm (4 Tetor) 178 shtetas italianë, shumë prej tyre edhe me dy shtetësi, teksa zbarkuan në aeroportin e Fiumicino në Romë dhe u pritën nga familjarët.
Në Teheran u zhvillua edhe ceremonia përkujtimore për Hassan nasrallah, liderin e Hezbollahut, të vrarë më 27 Shtator nga Izraeli në Liban pas bombardimeve, teksa merr pjesë edhe vetë lideri suprem Ayatollaj Ali Khamenei.
Burimet i thanë mediave se Nasrallah u 'varros përkohësisht' nga frika e një sulmi izraelit nëse mësonin vendin e varrimit dhe kohën, shkruan "La Repubblica".
Hassan Nasrallah, i vrarë nga Izraeli dhe ceremonia përkujtimore në Teheran
Iran- Ndërsa në Teheran po mbahet procesioni në kujtim të ish-liderit të Hezbollahut, të vrarë nga bombardimet izraelite më 27 Shtator, Hassan Nasrallah, burimet nga terreni i thanë mediave se ai u varros "përkohësisht" në një vend të pazbuluar.
Ky hap u ndërmorr nga frika se funerali i tij mund të ishte në shënjestër të Izraelit tha një burim i afërt me ushtrinë, për AFP sot (4 Tetor).
“Sayyed Hassan Nasrallah u varros në një vend të përkohshëm, duke pritur që rrethanat të lejojnë një funeral popullor”, tha burimi, i cili kërkoi anonimitetin.
Në krahun tjetër, përkujtimorja po vazhdon në Iran, teksa edhe udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, mbërriti në xhaminë Imam Khomeini Grand Mosalla, në qendër të Teheranit, për ceremoninë përkujtimore të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Kjo ceremoni do të pasohet nga një predikim nga vetë Lideri Suprem. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia gjysmë zyrtare iraniane “Mehr”.
Foto: Ndërtesa të shkatërruara në Bejrut
Ushtria izraelite (IDF) paralajmëroi sërish sot banorët e më shumë se 36 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.
Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee me anë të një postimi në rrjetet sociale, u bën thirrje civivilëve që të zhvendosen në veri të lumit Awali për të "shpëtuar jetët" e tyre.
"Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë," shkruan ai, duke shtuar se IDF-ja do t'i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.
Italianë të përlotur pas kthimit nga Bejruti me çarter
Fytyra të lodhura, të tërhequra. Në rrëfime, frika e përjetuar ditët e fundit, shpërthimet e dëgjuara, por edhe lehtësimi i të qenit tashmë i sigurt në Itali.
E panjohura se kur do të mund të kthehen në vendin ku jetojnë dhe ku kanë lënë familjen, kolegët dhe miqtë. Kjo është situata në aeroportin e Fiumicino, mes disa prej 178 bashkatdhetarëve, shumë prej të cilëve me pasaporta të dyfishta italiane dhe libaneze, të cilët mbërritën me fluturimin çarter nga Bejruti, të organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u ulën në orën 01:15 (4 Tetor).
Në aeroport bie në sy përqafimi, mes emocionit dhe gëzimit, me familjarët që erdhën për t'i pritur. "Situata po përkeqësohet dhe ne jemi të shqetësuar për njerëzit që njohim që kanë mbetur në Liban - kjo është dëshmia e një punëtori të ri nga një OJQ italiane, shkruan “La Repubblica”.
“U ktheva me dy kolegë. Shpresoj që situata të përmirësohet së shpejti. Por nuk mendoj se do të ndodhë, shpresoj se mund ta ndalojmë gjithë këtë dhe mund të kthehemi atje së shpejti. Ne vendosëm dje të vinim në Itali, pasi ambasada na kontaktoi duke na thënë se ishte në dispozicion kjo kartë”, shprehet një libanez me shtetësi italiane, i cili mbërriti me gruan e tij.
“Situata është shumë e komplikuar në Liban dhe në këtë pikë ne vlerësuam se ishte më mirë të isha i sigurt në Itali dhe pastaj të shihje se çfarë të bëje, në varësi të situatës. Ambasadori italian në Bejrut ka bërë një punë të mrekullueshme”, vijon ai.
Dhe përsëri fjalët e një bashkatdhetari tjetër:
"Pas përshkallëzimit të ditëve të fundit vendosëm të ktheheshim në Itali: bombardimet, pas krahinave jugore, arritën në Bejrut. Kishim frikë. Shpërthimet u dëgjuan në të gjithë qytetin, edhe pse ishim në lagje përgjithësisht të sigurta. Gjëja më e trishtueshme ishte të linim pas, në Liban, të tjerë jo aq me fat si ne, kolegë, miq libanezë, dhe të hipnim në këtë fluturim. Ne kemi lënë pas shumë trishtim për një vend në kolaps, nën bomba”.
Vorri i juaj ka me qen Libani o nazista
PërgjigjuShko mo Bim shko se lIBANI eshte vorri tjeter pas SIRIS keshtu shko edhe ti mbase behesh Martir se po ha buken kote me duket.