Njerëz duke pritur radhën për të mbushur ujë në Rafah

Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia

26 Qershor, 08:14| Përditesimi: 26 Qershor, 08:20

  • Share

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur mbrëmjen e djeshme (25 qershor) në një bombardim izraelit që goditi një shtëpi në Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve palestineze Wafa.

Në të njëjtat orë u raportuan bastisje në zonat jugperëndimore të qytetit të Gazës dhe në Rafah, në jug të enklavës palestineze.

Ushtria izraelite (IDF) gjithashtu pretendon se ka vrarë një anëtar të Xhihadit Islamik në një sulm me dron në qytetin e Gazës, të cilin ‘Mjekët pa Kufij’ (MSF) e identifikuan si një anëtar të stafit të tyre.

IDF siguron se Fadi Jihad Muhammad al-Ëadiya ishte veçanërisht i përfshirë në zhvillimin e sistemeve raketore të milicisë islamike.  Ndërkohë që mjekët kanë deklaruar se 33-vjeçari ishte një fizioterapist i cili kishte punuar me organizatën humanitare që nga viti 2018.

Numri i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar është të paktën 37,658 të vdekur dhe 86,237 të plagosur, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë të drejtuar nga lëvizja islamike e Hamasit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?