Foto: Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se e vlerëson mbështetjen e administratës Biden, por ka denoncuar një "ulje dramatike" të armëve që vijnë nga Amerika dhe shpreson që çështja e vonesave në dërgimin e armëve nga Shtetet e Bashkuara "do të zgjidhet në të ardhmen e afërt."
Duke folur në mbledhjen e përjavshme të qeverisë në Jerusalem, Netanyahu tha se "disa dërgesa kanë mbërritur, por shumica e armatimeve kanë mbetur prapa", raportojnë mediat izraelite.
Pas muajsh pa përparim, Netanyahu përsëriti se kishte vendosur ta bënte publike këtë çështje për "të mirën e Izraelit", edhe pse ishte i vetëdijshëm se do të vihej nën "sulme personale nga brenda dhe jashtë" vendit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Media: Hezbollahu po merr armë nga Irani nëpërmjet aeroportit të Bejrutit! Izraeli intensifikon bombardimet dhe sulmet ajrore në Rafah
Xh.K/ReportTv.al