Sociale

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)

16 Janar, 17:36| Përditesimi: 16 Janar, 20:48

  • Share

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në vendin tonë mbrëmjen e djeshme (15 janar 2025) për një trajtim të specializuar mjekësor. 

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, ku thekson se babai, vëllai dhe motra e vogëlushit janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në zonë e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar "Nënë Tereza"

Sakaq, OBSH shpreh falënderimet për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për lehtësimin e kësaj përpjekjet humanitare.

"Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar "Nënë Tereza", ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore. OBSH së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.

Në aeroport, së bashku me zyrtarë të tjerë, për të pritur familjen ishte i pranishëm edhe Gazmend Bejtja, Oficer i ngarkuar i OBSH në Shqipëri.

Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare",-thuhet në njoftimin e OBSH-së.

Ora 20:43
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç

 

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në Shqipëri mbrëmjen e djeshme (15 janar 2025) për një trajtim të specializuar mjekësor. 

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau pamjet e mbërritjes së fëmijës së vogël me avion në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe transportimin i tij në Spital Universitar “Nënë Tereza”, ku mori dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza.

“Një familje e shpërngulur nga Gaza ka gjetur një strehë të sigurtë dhe të ngrohtë në Shqipëri. Fëmija 1 vjeç, i cili kishte nevojë të menjëhershme për trajtim mjekësor, është duke u asistuar me shumë sukses nga stafi i QSUN”, shkruan Koçiu.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 16/01/2025 18:52

    Ketu po vdesin njerezit nga ilacet e skaduara, keta na bejne show me 30 foto.

    Përgjigju
  • Cathu: 16/01/2025 18:08

    Ca gallate , shqiptaret ikin per kurim jashte se ketu vdes me sy hapur , keto te shkretet marrin ne qafe dhe femijet nga 1 vjec per “trajtim te specializuar” .

    Përgjigju
  • Dori: 16/01/2025 17:53

    Filloi kllouni te behet me pape se papa. Shikoni kir tu hape dyert mijera palestinezeve tani.

    Përgjigju
    • Dori: 16/01/2025 18:19

      Per tu sqaru. Nuk e kam hallin te ky i mjeri. Por mos eshte fillimi i nje vale refugjatesh palestineze,se keshtu e fillojne. Nja dy fmije si fillim qe te preket popullata pastaj mijera mbrapa. Palestinezet si merr gati kerkush se jane problematike.

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?