Doha, Katar

Gaza/ Katari tërhiqet si ndërmjetësues në negociatat për armëpushim: Selia e Hamasit në Doha nuk ka arsye të ekzistojë! Grupi palestinez: Asnjë kërkesë për largim nga vendi

9 Nëntor, 08:50| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:19

  • Share

Katari është tërhequr nga roli si ndërmjetësues mes Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe në këtë kontekst ka vërtetuar se zyra dimplomatike e Hamasit "nuk i shërben më asnjë qëllimi".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed bin Mohammed al-Ansari, është shprehur së fundmi se "Katari do të rifillojë përpjekjet së bashku me partnerët e tij kur palët të tregojnë gatishmëri dhe seriozitet për t'i dhënë fund luftës brutale dhe vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve të shkaktuar nga kushtet katastrofike humanitare në Rripin e Gazës".

Më herët, mediat e huaja kanë njoftuar se zyra e Hamas në Doha po mbyllej, por grupi palestinez ka thënë se "nuk ka marrë asnjë kërkesë" për t'u larguar nga Katari.

Zyrtarë amerikanë pretendojnë se grupit palestinez është njoftuar paraprakisht për diçka të tillë, por Hamas ka mohuar t'i jetë përcjellë një vendim i tillë.

Forcat Ajrore izraelite njoftuan se goditën mbrëmë (8 Nëntor) qendrat e komandës, një vend të prodhimit të armëve, si dhe infrastrukturën tjetër terroriste që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah, në zonën e Dahieh, një bastion kyç terrorist i Hezbollahut në Bejrut.

Njoftimi u bë në rrjetin Telegram. Gjithashtu IDF njoftoi se ‘u goditën 50 objektiva terroristë në Gaza dhe Liban'.

“Ndër objektivat e goditura ishin objekte ushtarake, depo armësh dhe lëshues”, thuhet në një deklaratë.

Forcat Ajrore izraelite sulmuan komplekset e inteligjencës dhe selinë e Hezbollahut edhe në qytetin jugor të Libanit, Tyre. IDF e tha këtë në një shënim, shkruan Haaretz. Ushtria shtoi se dhjetëra terroristë u vranë në Libanin jugor dhe se forcat ajrore goditën raketat e përdorura për të goditur qytetin izraelit të Akrës këtë mëngjes.

Kurse një shpërthim u dëgjua pranë qytetit Al-Safira, në fshatin Alepo, Siri. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, raportuar nga Haaretz.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi izraelit goditi një zonë ku ndodhen pozicionet ushtarake.

"Rreth orës 00:45 pas mesnate (9 nëntor), ushtria izraelite nisi një sulm ajror duke synuar një numër vendesh në fshatrat e Alepos dhe Idlib", tha agjencia siriane e lajmeve SANA, duke shtuar se sulmi "rezultoi në plagosjen e disa ushtarëve".

Ora 22:08
Lufta në Gaza/ Katari: Jemi të gatshëm të rindërmjetësojmë Hamasin dhe Izraelin për marrëveshje nëse kanë vullnet

1731186632_202401161705438653516.jpg

 
Majed bin Mohammed al-Ansari

Raportet e mediave në lidhje me tërheqjen e Katarit nga ndërmjetësimi për një armëpushim në Gaza nuk janë të sakta. Kështu është shprehur së fundmi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed bin Mohammed al-Ansari.

"Katari i kishte informuar palët 10 ditë më parë, gjatë përpjekjeve më të fundit për të arritur një marrëveshje, se do të pezullonte përpjekjet e tij ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit nëse një marrëveshje nuk arrihet në atë kohë," tha ai.

"Katari do të rifillojë përpjekjet së bashku me partnerët e tij kur palët të tregojnë gatishmëri dhe seriozitet për t'i dhënë fund luftës brutale dhe vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve të shkaktuar nga kushtet katastrofike humanitare në Rrip," tha zëdhënësi.

“Në këtë kontekst, Katari do të jetë në ballë duke bërë çdo përpjekje për t'i dhënë fund luftës dhe për të sjellë pengjet dhe të burgosurit në shtëpi.”

Ora 16:18
Media: Hamas nuk është informuar se do dëbohet nga Doha! Katari heq dorë nga ndërmjetësimi mes grupit palestinez dhe Izraelit

1731165424_4242KatarPearlvisitqataruns.jpg

Katar

Udhëheqësit e lëvizjes palestineze Hamas, nuk u informuan se nuk ishin më "të mirëpritur në Doha", kryeqytetin e Katarit. Kështu raporton media  “Al Araby”, duke shtuar se lajmet që administrata e presidentit Joe Biden u ka kërkuar paraprakisht zyrtarëve të Hamas të largohen nga Katari, është i pasaktë.

Gjithashtu, media Corriere della Serra, bën me dije se Katari është tërhequr nga roli si ndërmjetësues mes grupit palestinez dhe Izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe në këtë kontekst ka vërtetuar se zyra dimplomatike e Hamasit "nuk i shërben më asnjë qëllimi".

“Katari kanë informuar si izraelitët ashtu edhe Hamasin se për sa kohë ka një refuzim për të negociuar një marrëveshje me mirëbesim, ata nuk mund të vazhdojnë të ndërmjetësojnë. Si rezultat, byroja politike e Hamasit nuk i shërben më qëllimit të saj”,-  raporton “Al Araby”, duke cituar një zyrtar.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?