Sulmet gjatë natës në të gjithë Rripin e Gazës kanë çuar në "një numër të madh" vdekjesh dhe plagosjesh, sipas një deklarate nga ministria e brendshme e drejtuar nga Hamasi në Gaza. Raportohet se një numër i madh i shtëpive u goditën "pa paralajmërim". Ministria ndau gjithashtu një seri imazhesh, të cilat tregojnë ndërtesa të shembura, njerëz të plagosur dhe personelin e shërbimit të urgjencës duke kërkuar nëpër rrënoja për trupat pas sulmeve. Po ashtu edhe avionët luftarakë izraelitë bombarduan spitalet Al Shifa dhe Al Quds në zonën e rrethuar të Gazës me "disa raketa", tha të hënën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.
Shtëpia e Bardhë "këshilloi Izraelin të shtynte sulmin tokësor të Gazës" në mënyrë që të merrte më shumë kohë për negociatat mbi lirimin e pengjeve. Sipas New York Times, një tjetër objektiv i Shteteve të Bashkuara në kërkesën për shtyrjen është që të ofrojë më shumë ndihmë për palestinezët, të përpiqet të kuptojë se si të shmanget një gjakderdhje civile dhe të përgatitet për sulme nga milicitë pro-iraniane kundër objektivave amerikanë. SHBA vazhdon mbështetjen e saj ndaj hyrjes së Izraelit në Rripin e Gazës për të rrëzuar Hamasin.
Gazeta New York Times duke cituar një zyrtar të ushtrisë izraelite, raportoi se militantët e Hamasit do të lirojnë 50 pengje me shtetësi të dyfishtë. Po ashtu, sipas burimit, Hamasi, ka paralajmëruar Izraelin se një pushtim tokësor i Rripit të Gazës do të zvogëlojë shanset për lirimin e pengjeve.
Ndërsa së fundmi është raportuar se një kolonë e re e ndihmave humanitare, e treta, ka kaluar kalimin Rafah nga Egjipti në Rripin e Gazës.
Së fundmi, tre ministra të qeverisë izraelite po shqyrtojnë dorëheqjen për shkak të polemikave me kryeministrin Benjamin Netanyahu , duke e konsideruar atë përgjegjës për sulmin e nisur nga Hamasi kundër Izraelit më 7 tetor. Sipas sondazhit nga gazeta Yedioth Ahronoth 75% e izraelitëve besojnë se Netanyahu është përgjegjës për dështimin për të mbrojtur komunitetet në Izraelin jugor në kufirin me Rripin e Gazës.
Ndër të tjera, kryeministri britanik Rishi Sunak është shprehur ditën e sotme se Britania do të japë 20 milionë pound për ndhma humanitare në Gaza, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se pavarësisht konfliktit të acarua, theksoi se në respektim të ligjit ndërkombëtar uji dhe energjia nuk mund të ndërpriten për civilët.
Po ashtu, përgjatë orëve të fundit bëhet me dije Hamasi ka liruar 4 pengje izraelite.
Mbi 5 mijë palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve, kishte edhe 2,055 fëmijë 1,119 gra dhe 217 të moshuar. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze, sipas së cilës forcat izraelite kryen 23 masakra në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vdekjen e 436 personave, mes të cilëve 182 fëmijë, shumica e të cilëve vinin nga Rripi jugor i Gazës.
BBC raporton se gjatë orëve të fundit Hamasi ka liruar 4 pengje izraelite.
Një zyrtar i qeverisë izraelite ka konfirmuar për mediat se fillimisht Hamasi ka liruar dy gra të quajtura Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz.
Më pas, Kryqi i Kuq ka konfirmuar se falë asistimit të tyre në proces, Hamasi liroi dhe dy pengje të tjera.
Sipas mediave të huaja, dy pengjet e liruara së fundmi janë Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz.
Kryqi i Kuq ka theksuar gatishmërinë e tij për të asistuar në çdo negociatë për lirimin e pengjeve.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se pavarësisht konfliktit të acaruar mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamasit në Gaza, nuk duhet te shkelen ligjet ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Punëve Të Jashtme në Luksemburg, Borrel theksoi se në respektim të ligjit ndërkombëtar uji dhe energjia nuk mund të ndërpriten për civilët.
"E drejta për mbrojtje ka kufij, që janë ato të ligjit ndërkombëtar. Kjo do të thotë se uji dhe energjia elektrike nuk mund të ndërpriten për popullatën civile."-është shprehur Borrell.
Kryeministri I Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka folur ditën e sotme në parlamentin britanik në lidhje me luftën në Gaza, mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamasit.
Sunak përmendi një sër zhvillimesh në këtë konflikt duke nënvizuar bombardimin e spitalit al-Ahli disa ditë më parë.
Ai është shprehur se sipas shërbimit inteligjent britanik, raketa e cila hodhi në erë spitalin, ishte lëshuar nga brenda Gazës dhe kishte si target Izraelin, por nuk ka ndjekur trajektoren e duhur për shkak të ndonjë defekti.
Ndër të tjera, Sunak bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar do të japë si ndihmë humanitare 20 milionë pound për civilët në Gaza.
Ushtria Izraelite ka arritur të rrëzojë dy dronë të cilët ishin drejtuar drejt territorit izraelit në Nir Oz dhe Ein HaBesor, zona afër kufirit me Gazën.
Po ashtu, duket se është gjetur një zgjidhje momentale në lidhje me ndihmat humanitare.
BBC raporton se punëtorët e Kombeve të Bashkuara kanë mbërritur në Khan Younis për të shpërndarë ndihma për palestinezët që strehohen në një shkollë të drejtuar nga OKB.
Të shtunën, 20 kamionë ndihma kaluan nga Egjipti, në vendkalimin Rafah, për herë të parë në dy javë.
Një tjetër britaniko-izraelit është konfirmuar se është vrarë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit. Yosef Guedalia, 22 vjeç, ishte një ushtar në një njësi anti-terroriste dhe u vra teksa u përball me persona të armatosur të Hamasit në Kibbutz Kfar Aza kur ata sulmuan më 7 tetor.
Vëllai i tij Asher tha se ai ndihmoi në evakuimin e civilëve të plagosur përpara se të luftonte kundër të armatosurve të Hamasit. Ekziston një video e Yosef duke kryer një civil të plagosur që tani po shërohet në spital, thotë Asher, raporton BBC.
“Ai shpëtoi njerëzit disa minuta para se të qëllohej. Ai veproi me heroizëm dhe vendosmëri, ai vazhdoi të luftojë dhe nuk mendoi për veten e tij apo hezitoi... ai shkoi në shpëtimin e sa më shumë qytetarëve para se të vriteshin në shtëpitë e tyre dhe të vriste sa më shumë terroristë që të mundej”, tha vëllai i tij.
Asher vazhdoi duke thënë se ishte i sigurt se vëllai i tij e kuptonte "ai mund të mos kthehet te gruaja dhe familja e tij, por kjo është thirrja e tij. Ky është heroi që kishim për 22 vjet".
Josef ishte gati të festonte përvjetorin e tij të parë të martesës. Tani dihet se 11 britanikë janë vrarë nga Hamasi. Njëri është rrëmbyer. Të paktën katër janë ende të zhdukur.
Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një tjetër xhami në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të xhamive të shkatërruara në territor në 32 që nga 7 tetori, sipas ministrisë së Brendshme palestineze.
Sulmi ajror kishte në shënjestër xhaminë Al-Noor Al-Mohammedi në lagjen Sheikh Radwan në Gaza, raporton Al Jazeera.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Palestinez ka kritikuar ashpër Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dështimin për t’u përballur me “katastrofën humanitare” në Gaza.
Ministria, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor tha se “Këshillit të Sigurimit të OKB-së i mungon konsensusi minimal mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tij ndaj katastrofës humanitare që ka goditur popullin palestinez dhe është Nakba e re.”
Një hartë e shfaqur nga rrjeti amerikan CNN që përmban gabime të rëndësishme në lidhje me vendndodhjen e qyteteve izraelite ka shkaktuar komente të shumta në platformën X, ish-Twitter.
Disa komentues në platformë reaguan për hartën që tregon Tel Avivin në Lartësitë Golan, afër Sirisë, dhe qytetin izraelit të Sderot, i cili është pak jashtë Rripit të Gazës, brenda Bregut Perëndimor.
Një përdorues i Twitter-it shkroi se “amerikanët dhe gjeografia janë dy botë të ndryshme”, ndërsa një tjetër theksoi “çfarë nuk shkon me ju, e gjithë harta është gabim, a po gënjeni qëllimisht?”.
Një ndërtesë banimi është goditur nga një sulm ajror, e cila ndodhet rreth 200 metra larg selisë së Kombeve të Bashkuara në Rafah, në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, pranë kufirit me Egjiptin, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz.
Kjo u raportua nga një gazetar i Associated Press i pranishëm në vend.
Spitaleve në Rripin e Gazës po u mbaron karburanti dhe për këtë arsye është e nevojshme të hapet një korridor i përhershëm "për të shmangur një katastrofë humanitare. Kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë së Hamasit, duke deklaruar se "rrethimi i vazhdueshëm ka shkaktuar mungesa serioze të furnizimeve ushqimore dhe ilaçesh. Për të mos përmendur faktin se të gjitha spitalet në Rripin e Gazës po mbarojnë karburant".
Duke kritikuar sasinë e ndihmave që mbërrijnë në Rripin e Gazës nëpërmjet kalimit Rafah, Hamasi u bëri thirrje vendeve arabe dhe Kombeve të Bashkuara të "rrisin përpjekjet" për të hapur një korridor humanitar.
"Rripi i Gazës ka qenë viktimë e gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit. Nëse ato vazhdojnë, do të jetë një turp total për njerëzimin", thuhet në shënimin e ministrisë.
Ushtria izraelite publikoi së fundmi një video të re të objektivave ushtarake të Hamasit duke u goditur në Gaza, duke përfshirë disa vende të lëshimit të raketave pranë shkollave dhe një xhamie.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) publikuan pamjet ajrore të disa shpërthimeve në komplekse të ndryshme, si dhe fotografi që tregojnë vendet e synuara në Gaza pranë një kopshti fëmijësh, shkollash, një xhamie dhe një ndërtese të Kombeve të Bashkuara., raporton La Repubblica.
Në një postim në Telegram, IDF tha se grupi militant Hamas ka "shfrytëzuar civilët" dhe "qëllimisht ka lëshuar raketat e tij ndaj civilëve izraelitë".
Agjencia e inteligjencës ushtarake franceze ka arritur në përfundimin se një raketë palestineze e gabuar ishte shkaku i shpërthimit vdekjeprurës në Spitalin Arab Al-Ahli në Gaza, ndërsa Izraeli dhe zyrtarët palestinezë shkëmbejnë fajin për shpërthimin. Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake (DRM) tha se një raketë e gabuar palestineze me një ngarkesë shpërthyese prej rreth 5 kg ishte shkaku i mundshëm i shpërthimit dhe asnjë nga inteligjenca e saj nuk tregoi për një sulm raketor izraelit.
Në një konferencë për agjencitë e shumta të lajmeve, një zyrtar i lartë ushtarak francez tha se madhësia e shpërthimit ishte në përputhje me raketat e përdorura nga palestinezët dhe krateri i goditjes ishte shumë i vogël për t'u shkaktuar nga një raketë izraelite.
DRM nuk ofroi një numër të vlerësuar të vdekjeve, por tha se ishte më i ulët se 471 viktima të raportuara nga zyrtarët palestinezë, raportuan agjencitë e lajmeve. Vlerësimi u bazua në informacione të klasifikuara, imazhe satelitore, inteligjencë të ndarë nga vende të tjera dhe informacion me burim të hapur, duke përfshirë imazhet që tregojnë dëmtime të lehta strukturore në spital dhe relativisht pak sende civile në vendin e shpërthimit, raporton Al Jazeera.
Presidenti francez Emmanuel Macron udhëzoi DRM-në, e cila zakonisht nuk e bën publike punën e saj, të ndajë gjetjet e saj mes llogarive kontradiktore se kush e kreu sulmin. Vlerësimi i inteligjencës franceze shton një mori pretendimesh në lidhje me shpërthimin në spital, i cili ka ndezur protesta në të gjithë Lindjen e Mesme.
Zyrtarët palestinezë kanë fajësuar për shpërthimin një sulm ajror izraelit, ndërsa Izraeli ka thënë se ai është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga grupi i armatosur Palestinez Xhihadi Islamik, i cili ka mohuar përgjegjësinë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara tha në fillim të kësaj jave se "vlerësimi aktual" i tij ishte se Izraeli nuk ishte përgjegjës për shpërthimin.
Komandanti i dytë i Gardës Revolucionare iraniane, Ali Fadavi, në deklaratën e tij të fundit përmes një postimi kërcënoi se do të sulmonte Izraelin, duke synuar qytetin e Haifës.
Ai e ka shkruar këtë gjë në X (ish-Twitter).
Mbi 5 mijë palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve, ku u raportua për 2,055 fëmijë 1,119 gra dhe 217 të moshuar. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze, sipas së cilës forcat izraelite kryen 23 masakra në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vdekjen e 436 personave, mes të cilëve 182 fëmijë, shumica e të cilëve vinin nga Rripi jugor i Gazës.
Në Bregun Perëndimor, megjithatë, numri i të vdekurve u rrit në 95 me vdekjen e dy palestinezëve: Mahmoud Saif Nakhleh dhe Muhammad Illyan, të vrarë këtë mëngjes nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Jalazone, në veri të Ramallah.
Gazeta amerikane New York Times, ka shkruar se Hamasi ende nuk ka prova nëse Izraeli është përgjegjës për sulmin në spitalin e Gazës.
"Asnjë provë nuk ka ardhur ende nga Hamasi se Izraeli është përgjegjës për sulmin në spitalin në Gaza, në të cilin qindra njerëz u vranë javën e kaluar", shkruan New York Times .
Hamasi pranoi, në përgjigje të një pyetjeje nga gazeta amerikane, se ata nuk ishin në gjendje të lokalizonin komponentët e municionit në vendin e bombarduar.
Ministria lokale e Shëndetësisë gjithashtu nuk dha informacion për të mbështetur numrin e raportuar të vdekjeve, 471. Izraeli raportoi se një raketë e Xhihadit Islamik që goditi spitalin ishte një raketë që humbi objektivin e saj.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua sot në Jerusalem me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu. Gjatë takimit, kryeministri shprehu shqetësimin për sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit.
Kyriakos Mitsotakis nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar. Ai përsëriti nevojën për të mbrojtur civilët, për të liruar izraelitët e mbajtur peng nga Hamasi dhe për të shmangur një krizë humanitare.
Biseda midis dy lidervëe
Benjamin Netanyahu: Zoti Kryeministër, miku im i dashur Kyriakos, jam shumë i lumtur që ju shoh këtu. Unë gjithmonë them se gjëja më e mirë përveçse të jesh me Izraelin, është të jesh në Izrael.
Unë e vlerësoj solidaritetin tuaj, qeverinë tuaj dhe popullin grek, në këtë periudhë të errët. Është një betejë e qytetërimit kundër barbarisë. Ne jemi në anën e qytetërimit dhe të gjithë duhet të bashkohemi kundër Hamasit, që është Shteti Islamik (ISIS).
Kyriakos Mitsotakis: Faleminderit shumë, zoti kryeministër, i dashur Bibi. Unë vij këtu jo vetëm si një aleat, por si një mik i vërtetë.
Ajo që ndodhi ishte vërtet e tmerrshme. Që në momentin e parë, Greqia mbrojti dhe mbështeti të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, sipas ligjit ndërkombëtar.
Ne bëmë një dallim shumë të qartë midis Hamasit dhe popullit palestinez. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë duhet të ndodhë pa kosto të mëdha humanitare. Ju mund të mbështeteni në mbështetjen tek ne dhe ndihma jonë.
Benjamin Netanyahu: Faleminderit, miku im. Faleminderit.
Tre ministra të qeverisë izraelite po shqyrtojnë dorëheqjen për shkak të polemikave se kryeministri, Benjamin Netanyahu, duke e konsideruar atë përgjegjës për sulmin e nisur nga Hamasi kundër Izraelit më 7 tetor.
Sipas sondazhit nga gazeta Yedioth Ahronoth 75% e izraelitëve besojnë se Netanyahu është përgjegjës për dështimin për të mbrojtur komunitetet në Izraelin jugor në kufirin me Rripin e Gazës.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për “më shumë” furnizime thelbësore, për të hyrë “më shpejt” në Gaza, pasi bllokada e Izraelit dhe bombardimet e pamëshirshme janë shndërruar në një krizë shkatërruese humanitare.
“Ministrat e shteteve anëtare do të diskutojnë një “pauzë humanitare” të mundshme për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze në një takim për çështjet e jashtme të hënën. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë thirrje për mbështetje humanitare për të shkuar në Gaza. Ne, Bashkimi Evropian, kemi rritur mbështetjen tonë, por ka radhë dhe radhë kamionësh që presin të hyjnë. Ata duhet të hyjnë dhe duhet të sjellin gjëra që janë shumë të nevojshme", u tha gazetarëve Borrell, raporton CNN.
Dy kolona kamionësh me ndihma që transportonin ndihma kaluan në Gaza gjatë fundjavës, sipas autoriteteve palestineze dhe egjiptiane.
Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kanë shkaqe dhe origjina të ndryshme, por të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën, nga të cilat Rusia po përfiton, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell në Luksemburg.
“Lufta e Ukrainës dhe kjo luftë kanë shkaqe të ndryshme, por të dyja po dërgojnë valë tronditëse në mbarë botën. Dhe Rusia, është e sigurt se po përfiton nga kjo situatë”, tha Borrell.
Në të njëjtën kohë, sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, evuopianët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe po aq të shqetësuar për çdo civilë të vrarë.
“Ne duhet t’i japim mbështetje të fortë Izraelit, sepse izraelitët përjetuan sulmin më të madh kundër popullatës hebreje. Por ne gjithashtu duhet të marrim parasysh se në mesin e popullatës palestineze po vdesin njerëz të pafajshëm dhe ata janë viktima të Hamasit”, tha Borrell.
Megjithatë, çështja palestineze nuk mund të zgjidhet vetë dhe kërkon përpjekje dhe iniciativa ndërkombëtare, veçanërisht ato të diskutuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Borrell pritet të informojë ministrat europianë për rezultatet e udhëtimit të tij në Kinë. Siç tha ai, ministrat europianë duhet të diskutojnë mënyrat për të vazhduar procesin paqësor politik në Lindjen e Mesme, pasi këto përpjekje u harruan për disa kohë nga fuqitë e mëdha botërore.
Forcat ushtarake të Hamasit u përplasën me forcat ushtarake izraelite që depërtuan në Rripin e Gazës të dielën, sipas brigadave të krahut të armatosur të grupit palestinez Qassam.
Grupi tha se infiltrimi ndodhi në lindje të Khan Younis në rajonin jugor të Gazës, raporton Al Jazeera.
“Luftëtarët u përplasën me forcën infiltruese, duke shkatërruar dy buldozerë dhe një tank dhe e detyruan forcën të tërhiqej, përpara se të ktheheshin të sigurt në bazë”, thuhet në deklaratë.
Ushtria izraelite ka konfirmuar gjithashtu se një ushtar u vra dhe tre u plagosën në sulmin në Gaza të dielën, duke shtuar se qëllimi ishte gjetja e robërve të mbajtur nga Hamasi.
Qyteti i Tel Avivit gjatë ditëve të fundit ka përkujtuar sulmin e fundit terrorist në Izraelin jugor me një seri ekspozitash dhe projektesh speciale në nderim të viktimave. Një prej tyre ishte fotot e një mijë viktimave të Hamasit në audiencë në Universitetin e Tel Avivit.
Ekspozita e Bashkuar kundër terrorizmit në Universitetin e Tel Avivit (TAU) vendosi foto të viktimave, duke përfshirë ata që ishin rrëmbyer, në 1000 karrige në auditorin Smolarz. Fushata më e gjerë e Bashkuar kundër Terrorizmit përfshin gjithashtu tubime mbështetëse dhe ekspozita në rreth 20 universitete në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Ky nuk është organizimi i parë në nderim të viktimave. Kujtojmë se më 12 tetor, u mbajt një vigjilje e improvizuar me qirinj në sheshin Dizengoff të Tel Avivit. Memoriali i përkohshëm publik përbëhej nga 1300 qirinj, një për çdo viktimë të sulmit terrorist më vdekjeprurës në historinë e Izraelit, raporton agjencia e lajmeve izraelie.
Mbi 1,400 njerëz humbën jetën pasi terroristët e Hamasit zbritën në komunitetet pranë kufirit me Rripin e Gazës më 7 tetor, duke shkaktuar një sulm të paprecedentë ndaj civilëve. Gjithashtu 200 persona u morën peng nga terroristët dhe u transportuan në Gaza, ndërsa dhjetëra janë ende të zhdukur.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ndodhet prej disa ditësh në Izrael. Mitsotakis do të zhvillojë një takim në Jeruzalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Takimi i tyre do të zhvillohet në Jeruzalem.
Kujtojmë se Kryeministri grek ka theksuar mbështetjen për Izraelin, duke u shprehur se ka të drejtë për vetëmbrojtje, por në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Mitsotakis gjithashtu bëri prioritet lirimin e pengjeve dhe paralajmëroi se ekziston rreziku që tensioni të përshkallëzohet, raporton Protothema.
Të shtunën, kryeministri kishte marrë "pjesëmarrje" në Samitin për Paqe të mbajtur në Kajro, duke dërguar mesazhin se "asnjw ndwrhyrje ushtarake nuk mund tw zwvendwsojw njw zgjidhje tw qwndrueshme politike".
“Hamasi është një organizatë terroriste. Nuk janë palestinezët. Populli palestinez nuk e meriton këtë. Presidenti Abbas, i cili përfaqëson Autoritetin Palestinez, ka qëndruar me guxim kundër dhunës që nga fillimi i krizës”, tha Mitsotakis.
Kryeministri tha se prioriteti i tyre ishte lirimi i pengjeve dhe paralajmëroi se ekziston rreziku që tensioni të përshkallëzohet.
“Ne do të kontribuojmë në çdo përpjekje për paqe dhe ndihmë humanitare”, tha Mitsotakis.
Kryeministri theksoi se përpjekjet e vendit tonë po harmonizohen me ato të partnerëve evropianë brenda BE-së, se jemi të gatshëm të kontribuojmë në iniciativat e paqes, shpresojmë si vend fqinj që të arrihet depërshkallëzimi dhe ndihma humanitare. mund t'u ofrohet të gjithë qytetarëve.
“Asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike”, tha Mitsotakis.
Numri i pengjeve të mbajtur nga Hamasi në Gaza është rritur në 222. Këtë e tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari sipas të cilit “numri i përgjithshëm përditësohet herë pas here bazuar në informacionet e inteligjencës”.
“Në veçanti u desh kohë sepse mes pengjeve ka mjaft shtetas të huaj dhe identifikimi i tyre kërkonte kohë shtesë”, tha Hagari.
Militantët e Hamasit do të lirojnë 50 pengje me shtetësi të dyfishtë. Këtë e shkruan New York Times duke cituar një zyrtar të ushtrisë izraelite.
Sipas burimit, Hamasi, ka paralajmëruar Izraelin se një pushtim tokësor i Rripit të Gazës do të zvogëlojë shanset për lirimin e pengjeve.
“Një zyrtar i lartë ushtarak izraelit tha se, bazuar në bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Katarit, Hamasi mund të lirojë rreth 50 shtetas të dyfishtë veçmas nga çdo marrëveshje më e gjerë”, tha burimi për New York Times.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, diskutoi zhvillimet e fundit në lidhje me situatën në Gaza me Ismail Haniyeh, kryetar i Byrosë Politike të Hamasit dhe ndër liderët më të rëndësishëm të tij.
Kjo u njoftua nga agjencia e lajmeve Irna, duke shtuar se të dy shqyrtuan "të gjitha mënyrat e mundshme për t'i dhënë fund krimeve të sionistëve".
Pamjet virale në rrjetet sociale tregojnë se si fëmijët në Gaza shkruajnë emrat e tyre nëpër duar dhe krahë, si një mënyrë identifikimi në rast se ata humbin jetën gjatë sulmeve. Një baba, i cili ripostoi pamjet në mediat sociale, e quajti skenën "mizore dhe çnjerëzore" pasi kishte frikë se fëmijëve palestinezë po u vidhet "njerëzimi" mes konfliktit.
Pamjet prekëse tregojnë disa fëmijë të moshës së rritur duke ndihmuar miqtë e tyre më të vegjël që të shkruajnë identitetin e tyre në lëkurë. Disa të rinj dëgjohen duke thënë: "Unë nuk do të vdes".
Imami dhe profesori i universitetit, nga Dallas, Teksas, postoi një shkrim në rrjetet e tij sociale ku thuhej:
"Unë pashë vajzën time më të vogël duke ngjyrosur librin e saj, pastaj pashë këta fëmijë në Gaza duke shkruar emrat e tyre në krahët e tyre, në mënyrë që ata të mund të identifikohen në rast se vdesin në sulmin e ardhshëm ajror izraelit. Unë qava. Diçka për të parë njerëzimin e vjedhur të këtyre fëmijëve palestinezë para se të bëheshin copë-copë. Mizore dhe çnjerëzore".
Children in Palestine’s besieged Gaza enclave are having their names written on their hands to facilitate the identification of their bodies in case they are killed in an Israeli attack pic.twitter.com/C33bhoT16N
— TRT World (@trtworld) October 20, 2023
Forcat izraelite bastisën zonat në Bregun Perëndimor, përkatësisht Nablus, Tulkarm dhe Jenin.
“Forcat pushtuese, të mbështetura nga automjete të blinduara, po pushtojnë qytetin e Nablus dhe fshatrat përreth në Bregun Perëndimor,” thuhet në një postim në X të Al Jazeera Palestine, raporton Al Jazeera.
قوات الاحتلال تقتحم مخيم عقبة جبر بأريحا في الضفة الغربية#حرب_غزة #فيديو pic.twitter.com/FloSTobL9D
— الجزيرة فلسطين (@AJA_Palestine) October 23, 2023
Ndërsa në një tjetër video, dëgjohen të shtëna armësh.
عاجل | مراسل #الجزيرة: إطلاق نار باتجاه قوات الاحتلال الإسرائيلي خلال اقتحامها نابلس وطولكرم وجنين في الضفة الغربية#حرب_غزة #فيديو pic.twitter.com/iTOxrsNCq5
— الجزيرة فلسطين (@AJA_Palestine) October 23, 2023
Zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Jonathan Conricus, tha se Hamasi duhet të kthejë pengjet dhe të dorëzohet, ku në këtë mënyrë lufta do përfundojë.
“Hamasi duhet të dorëzohet pa kushte, të kthejë pengjet dhe lufta do të përfundojë”, siguroi Conricus, duke folur në një intervistë për ABC. Ai tha se trupat tokësore "ndoshta" do të hyjnë në Rripin e Gazës në ditët e ardhshme "nëse Hamasi nuk dorëzohet pa kushte".
Duke iu shmangur përgjigjes së një pyetjeje për shtyrjen e operacionit tokësor, Conricus shpjegoi se "nëse Hamasi del nga strehët nëntokësore në të cilat fsheh civilët izraelitë, nëse kthen pengjet tona, që janë 212, dhe dorëzohet pa kushte, atëherë lufta do të përfundonte. Por "nëse nuk e bëjnë, ne ndoshta do të duhet të ndërhyjmë dhe të përfundojmë" operacionin tokësor në Gaza.
Ndihma humanitare e Indisë për Gazën mbërriti në Egjipt të dielën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Adrindam Bagchi në një postim në X, (ish-Twitter).
Avioni mbërriti në el-Arish në Sinai të Egjiptit dhe materiali i ndihmës iu dorëzua Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane për “transmetim të mëtejshëm në Palestinë”, tha Bagchi.
Një fluturim i Forcave Ajrore Indiane mbante gati 6.5 ton ndihma mjekësore dhe 32 ton material ndihme në fatkeqësi, duke përfshirë ilaçe për shpëtimin e jetës, sende kirurgjikale, tenda, çanta gjumi, pëlhura gome, pajisje sanitare dhe tableta për pastrimin e ujit.
Bastisjet izraelite kundër palestinezëve, të cilat filluan gjatë natës, vazhdojnë mëngjesin e sotëm duke arrestuar dhjetëra persona në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kështu raportojnë mediat palestineze, sipas të cilave arrestimet e fundit kanë ndodhur në qytetin e Hebronit, ku 59 qytetarë janë marrë nga forcat izraelite, mes të cilëve 40 punëtorë nga Rripi i Gazës, shton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.
Bastisja më e dhunshme izraelite u zhvillua në kampin e refugjatëve Jalazone pranë Ramallah, ku dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u arrestuan pas përleshjeve, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, paralajmëroi se fushata ushtarake në Gaza "mund të zgjasë një, dy ose tre muaj. Por në fund nuk do të ketë më Hamas".
Gallant foli pas një konference operative në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Operacioneve të Forcave Ajrore Izraelite.
Në një intervistë për CNN, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus, tha se nuk do të ketë një armëpushim në Gaza, teksa SHBA dhe Katari po punojnë për lirimin e më shumë se 200 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
“Nuk do të ketë armëpushim në Gaza, ndërkohë që SHBA dhe Katari punojnë për të liruar më shumë se 200 pengjet e mbajtura nga Hamasi në enklavën e rrethuar”, tha Jonathan Conricus.
Zëdhënësi tha se ata "nuk ishin në dijeni" për thirrjet e SHBA për një shtyrje të operacionit tokësor të planifikuar të Izraelit në Gaza, duke shtuar se si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja duan që të gjithë pengjet të lirohen "sa më shpejt të jetë e mundur".
“Përpjekjet humanitare nuk mund të lejohen të ndikojnë në misionin për të çmontuar Hamasin”, tha Jonathan Conricus.
Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban ka në dispozicion deri në 200 mijë raketa dhe deri në 100 mijë luftëtarë, sipas Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS), një institut i pavarur, por me bazë në Tel Aviv.
Gjatë natës dhe në ditët e kaluara, Izraeli ka kryer sulme brenda territorit libanez mbi ato që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, të cilët janë përfshirë në përleshje me trupat e forcave izraelite të Mbrojtjes, raporton Sky News.
Grupi i Hezbollahut mbështetet nga Irani, i cili e ka furnizuar atë me një rezervë të gjerë armësh.
“Hezbollahu përbëhet nga ushtarë të rregullt dhe rezervë, që vlerësohet të jenë midis 50,000 dhe 100,000 luftëtarë,” thuhet në raport. Pretendimet nuk janë verifikuar.
Kina e konsideron situatën në Rripin e Gazës “shumë serioze”, duke theksuar se ekziston rreziku i përhapjes së luftës Izrael-Hamas dhe perspektiva është “alarmante”, pasi armiqësitë e ushtrisë izraelite me shtetet fqinje (Liban, Siri) janë duke u intensifikuar, tha i dërguari special i Kinës për Lindjen e Mesme, Jai Jun.
I dërguari Zhai Jun tha se Kina ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë urgjente humanitare për palestinezët përmes Kombeve të Bashkuara dhe përmes kanaleve dypalëshe për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare.
Zhai tha gjithashtu se Kina është e gatshme të bëjë "çdo gjë që është e favorshme" për të promovuar dialogun, arritjen e armëpushimit dhe rivendosjen e paqes, si dhe për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, tha Televizioni Qendror i Kinës, raporton Reuters.
Organizata botërore e shëndetësisë i ka bërë thirrje përsëri Izraelit që të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit për banorët e Gazës. Izraeli ka urdhëruar të gjithë njerëzit në veri të Gazës që të evakuojnë rajonin, përfshirë edhe ata që ndodhen në spitale. Por kjo detyrë është "pothuajse e pamundur", thotë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasarevic dhe organizata po i bën thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë atë urdhër.
"Ka pacientë që janë atje që thjesht nuk mund të zhvendosen, shumë prej tyre janë në ventilatorë mekanikë, ka të porsalindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t'i lëvizësh. Ne po i bëjmë thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë këtë urdhër", tha Jasarevic për BBC.
Jasarevic gjithashtu tha se katër kamionë me materiale kirurgjikale dhe traumatike, si dhe ilaçe për sëmundje kronike u sollën në Gaza përmes pikës kufitare Rafah kohët e fundit, "por kjo nuk mjafton". Ai tha se kishte më shumë kamionë me furnizime gati për të shkuar në anën egjiptiane të kufirit, por nuk kishin garanci sigurie që furnizimet mund të silleshin në mënyrë të sigurt.
Rreth 400 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza në 24 orët e fundit. Të dhënat konfirmohen nga zyrtarët shëndetësorë palestinezë, sipas të cilëve 65% viktimave gjatë natës ishin fëmijë.
Drejtori i Spitalit Al-Shifa në veri të Gazës thotë se objekti mjekësor është në prag të “katastrofës së vërtetë”, me karburantin që mund të mbarojë në 48 orët e ardhshme.
Izraeli bombardoi zonat e banuara në Gaza gjatë natës, duke përfshirë kampin e refugjatëve me popullsi të dendur Jabalia dhe vendndodhjet afër spitaleve Al-Shifa dhe Al-Quds të Gazës.
Ushtria izraelite thotë se goditi dy objektiva të Hezbollahut në Liban herët të hënën, për të cilat pretendonte se po planifikonin të lëshonin raketa dhe raketa antitank drejt Izraelit
Izraeli gjithashtu ka intensifikuar sulmet në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë natës, me dy palestinezë të vrarë gjatë një sulmi në qytetin e Nablus.
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, akuzoi BBC-në për njëanshmëri dhe ‘mungesë të qartësisë morale’ në mbulimin e luftës Izrael-Hamas, pak para se të ndërpritet para kohe intervista e tij.
Gjatë debatit të nxehtë, Naftali Bennett tha të dielën në program: “Unë e kuptoj se BBC ka marrë anën e Gazës, sepse të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë vetëm me civilët e Gazës”.
Por ishte prezantuesja Victoria Derbyshire e cila më pas ndërhyri se “kjo nuk është e vërtetë” përpara se politikani izraelit të vazhdojë, duke iu referuar familjeve izraelite të vrarë nga militantët e Hamasit më 7 tetor.
“Nuk e keni bërë asnjë pyetje për ata fëmijë që në fillim të kësaj interviste, duke se shumë pak ju intereson për ta”, shtoi Bennett.
“Juve ju bën përshtypje vetëm një palë, kjo është mënyra e BBC-së. Nëse mendoni se ka baraspeshim këtu mes dy palëve, atëherë keni mungesë të qartësisë morale. BBC-ja më duhet të them ka mungesë të qartësisë morale. Ajo çfarë keni bërë javën e kaluar, turp ju qoftë”, shtoi ish-kryeministri izraelit.
Teksa Derbyshire tenton t’i përgjigjet transmetimi ndërpritet dhe nga ekrani televiziv “zhduket” Bennett.
Cifutet do ta paguajne kete krim kundra nje populli qe po bejne , ky eshte genocid si beri greqia me Camerine . Vendet qe mbeshtetin cifutet jane me terrorist se ata turp te kene qe mbyllin syte per interesat e tyre para nje masakre te tille
Përgjigju