Kamion me ndihma humanitare në Gaza

Bota

Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje

31 Janar, 07:44| Përditesimi: 31 Janar, 07:49

  • Share

Pavarësisht paqes së përkohshme në dukje të arritur, Izraeli nuk i ndërpret sulmet ajrore në frontin e dytë të luftës, atë të Libanit.

Avionët luftarakë izraelitë kryen një sërë sulmesh ajrore mbi objektivat e Hezbollahut në luginën Bekaa në Libanin lindor gjatë natës. 

Forcat izraelite të mbrojtjes e njoftuan këtë – të cituara nga mediat lokale – duke specifikuar se pavarësisht këtyre misioneve ushtarake që kanë të bëjnë vetëm ndaj bazave të Hezbollah, mbeten “të përkushtuar” ndaj armëpushimit me lëvizjen shiite.

Nga ana tjetër, situata sociale në Gaza shihet si katastrofike pas armëpushimit Izrael-Hamas.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për evakuimin e menjëhershëm të 2500 fëmijëve nga Gaza për trajtim mjekësor, pas takimit me katër mjekë amerikanë që dolën vullnetarë në Rrip gjatë luftës 15-mujore. 

Feroze Sidhwa, një kirurg traumatik nga Kalifornia që punoi në Gaza nga 25 marsi deri më 8 prill të vitit të kaluar, duke folur me gazetarët në selinë e Shoqatës së Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara (UNCA), shpjegoi se "ka rreth 2,500 fëmijë që janë në rrezik të afërt, disa do të vdesin”, informon "La Repubblica".

"Nga ata fëmijë, shumica dërrmuese kanë nevojë për gjëra shumë të thjeshta", vazhdoi ai, duke përmendur rastin e një 3-vjeçari që pësoi djegie në krah. 

Ayesha Khan, një mjeke e dhomës së urgjencës në Spitalin Universitar Stanford, punoi në Gaza nga fundi i nëntorit deri më 1 janar.

Ajo foli për shumë fëmijë me amputim (prerje gjymtyrësh), të cilët nuk kishin proteza apo rehabilitim, dhe tregoi një foto të dy motrave të vogla me amputim që ndanin një karrige me rrota. Ata mbetën jetimë në sulmin që i plagosi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 31/01/2025 09:30

    Sa qesharakeeshte kjo do te bombardoj po armepushimi mbetet . Nese sulmonte Hezbollahu tere mediat boterore do te benin namin e zi dhe do ta denonin me force kurse tani qe e bejne cifutet asnje nuk flet. , sa gje e peshtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?