Pamje nga bombardime izraelite në Siri

Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!

20 Nëntor, 21:15| Përditesimi: 20 Nëntor, 21:35

  • Share

Izraeli dhe IDF nisën një sulm masiv me bombardime ditën e sotme jo vetëm në Gaza dhe Liban, por edhe në Siri.

Numri i përkohshëm i sulmeve ajrore izraelite në Sirinë qendrore, në zonën e rrënojave romake të Palmirës, është 36 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga agjencia qeveritare siriane SANA, e cila citon burime ushtarake, por nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur ky lajm. Burime të tjera raportojnë për 11 të vrarë.

Sipas Observatorit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, Izraeli kreu tre sulme të veçanta në rajonin e Palmirës, duke synuar pozicionet dhe depot e armëve të forcave pro-iraniane afgane dhe irakiane të dislokuara prej vitesh në zonë, shkruan “La Repubblica”.

Kurse një sulm tjetër ajror izraelit vrau 7 palestinezë në zonën perëndimore të Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës. Kjo u raportua nga mjekët në Gaza. 

Sulmi kishte në shënjestër një grup civilësh në al-Mawasi, një zonë e caktuar për qëllime humanitare, thanë mjekët. Në mesin e të vdekurve ishte të paktën një vajzë, shtuan ata. 

Kurse IDF pretendon se ka sulmuar baza të Hamasit. Po gjatë ditës së sotme u raportua edhe për 4 të vrarë të dyshuar si agjentë pro-iranianë që vepronin në Liban.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?