Izraeli është në një "nivel të lartë përgatitjeje" dhe gatishmërie, në pritje të një përgjigjeje të mundshme nga Irani, ndaj sulmeve ajrore të 26 tetorit.
Një burim ushtarak i tha CNN se udhëheqësit iranianë kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime hakmarrëse, pasi Forcat Ajrore izraelite sulmuan bateritë anti-ajrore dhe radarët në të gjithë Iranin, si hakmarrje për një sulm masiv me raketa balistike iraniane në Izrael, më 1 tetor.
Burimi ushtarak i tha medias në fjalë se sulmet e Izraelit "krijuan një dilemë për Teheranin", pasi reduktuan aftësinë e tij për të sulmuar dhe mbrojtur kundër një reagimi izraelit.
Të mërkurën, CNN citoi një burim të rangut të lartë në regjimin Ayatollah, për të raportuar qëllimin e Teheranit për të goditur Izraelin, në një mënyrë "përfundimtare dhe të dhimbshme", duke treguar një datë "përpara ditës së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani përsërit kërcënimet ndaj Tel Avivit, Izraeli vijon bombardimet në Gaza dhe Liban, Hezbollah i përgjigjet me 90 raketa
A.Q/ReportTv.al