Forcat ajrore izraelite kryen sulme të reja në bastionet e Hezbollahut deri në qendër të Bejrutit. Sulmi që u ndërmor gjatë natës shkatërroi një ndërtesë që sipas burimeve libaneze ishte "një qendër ndihme e Hezbollahut".
Nga ana tjetër Hezbollahu rinis sfidën, duke deklaruar se është gati të zbrapsë trupat e Izraelit:
"Ne kemi mjaft luftëtarë, armë dhe municione".
Sipas ministrit të Jashtëm libanez Abdallah Bou Habib, ish-udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte rënë dakord për një armëpushim me Izraelin pak para se të vritej nga izraelitët.
Ndërkohë udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei e kishte paralajmëruar Hassan Nasrallah të ikte nga Libani disa ditë përpara se ish-udhëheqësi i Hezbollahut të vritej në një sulm izraelit në Bejrut, kanë thënë zyrtarë të Teheranit të cituar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters.
Menjëherë pas kurthit me shpërthimin e pajisjeve celulare të komunikimit më 17 shtator - shpjegojnë burimet iraniane - Khamenei i dërgoi një mesazh Nasrallahut duke i thënë që të shkonte menjëherë në Iran, duke e paralajmëruar për raportet e inteligjencës sipas të cilave Izraeli kishte agjentë brenda lëvizjes shiite dhe po planifikonte ta vriste.
Ndërkohë ushtria izraelite u ka bërë thirrje civilëve të largohen nga Libani jugor, teksa kanë njoftuar se tre muaj më parë kanë vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë. Kurse së fundmi edhe një nga ushtarakët e lartë të Hezbollahut, Haidar Al-Shahabiya, autor i sulmit me raketë gjatë muajit Korrik në zonën izraelite të Golan, ku viktima mbetën edhe 12 fëmijë.
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me 180 raketa balistike ka shtuar frikën për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, ndërsa të dyja vendet lëshuan paralajmërime ndaj njëri-tjetrit.
Libani iu përgjigj sot (3 Tetor) me raketa Izraelit në zonat e veriut të vendit. Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme, por u raportua se janë lëshuar të paktën 100 raketa dhe mortaja në zonën e Metula.
Kurse Presidenti i SHBA konfirmoi se është duke "diskutuar" me Izraelin mundësinë e sulmeve ndaj instalimeve të naftës iraniane. Këtë e ka thënë ai vetë kur ka folur me gazetarët.
"Ne vlerësojmë me Izraelin mundësinë e bastisjeve në objektet e naftës iraniane", tha ai.
Nga ana tjetër, mediat raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar përgatitjen e një "përgjigje të ashpër" ndaj Iranit dhe ky sulm pritet të zbatohet "brenda pak ditësh", pas një telefonate konsultuese të mundshme edhe me presidentin amerikan Joe Biden.
Ushtria izraelite ne kufirin libanez
Pavarësisht se është festë, Viti i Ri hebre, kryeministri Benjamin Netanyahu do të mbajë një konsultim të nivelit të lartë të sigurisë për të vendosur se si dhe kur t'i përgjigjet sulmit raketor të Iranit, i ndodhur të martën e 1 Tetorit.
Këtë e raporton “Channel 12”, duke cituar burime sipas të cilave Izraeli "do të kërkojë një çmim të lartë nga regjimi i Ajatollah".
"Përgjigja e ashpër" e pritshme ishte e koordinuar ngushtë me administratën e Biden, tha stacioni televiziv, duke përmendur mundësinë e një telefonate të ardhshme midis Netanyahu dhe Biden. Sipas raportit, përgjigja izraelite pritet të zbatohet “brenda pak ditësh”.
Izraeli reagoi sot (3 Tetor), duke deklaruar se nuk do të lejojë që Hezbollahu të kthehet më në Libanin jugor. Deklaratën e bëri shefi i Shtabit të Izraelit.
Nga ana tjetër, rreth 100 raketa dhe mortaja janë lëshuar nga Libani kundër Izraelit në orët e fundit. IDF e pohoi, duke specifikuar se sulmi ishte përqendruar në Metula, një qytet i vendosur përgjatë kufirit midis dy vendeve dhe se disa raketa u kapën. Por nuk ka informacione për viktima dhe dëme mes civilëve.
Nga bombardimet në Liban
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Izraelin verior, ndërsa disa zjarre u regjistruan në zonën e Metula, për shkak të rreth njëzet raketave të lëshuara nga Libani.
Kështu raporton media “Haaretz”. IDF më pas njoftoi se luftëtarët e Forcave Ajrore izraelite kapën një dron të nisur drejt Izraelit jugor. Nuk raportohet për viktima.
Presidenti Amerikan, Joe Biden, reagoi gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme dhe luftën mes Izraelit dhe Libanit.
"Ne nuk i japim leje Izraelit, ne këshillojmë Izraelin", u shpreh Biden, kur iu përgjigj një pyetjeje nëse SHBA do të lejojë aleatin e saj t'i përgjigjet sulmit raketor iranian.
Presidenti i SHBA konfirmoi se është duke "diskutuar" me Izraelin mundësinë e sulmeve ndaj instalimeve të naftës iraniane. Këtë e ka thënë ai vetë kur ka folur me gazetarët.
"Ne vlerësojmë me Izraelin mundësinë e bastisjeve në objektet e naftës iraniane", tha ai.
Kurse IDF bëri me dije se ka vrarë një tjetër komandant të Hezbollah.
Komandanti i rajonit Mount Dov të Hezbollahut, Khader Shahabiya, u vra dje në një sulm ajror nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Këtë e njoftoi IDF.
Sipas ushtrisë izraelite, Shahabiya ishte përgjegjëse për lëshimin e raketave në Majdal Shams në korrik, në një sulm në të cilin humbën jetën 12 fëmijë.
Ushtria shton se Shahabiya ishte pas sulmeve të shumta me raketa antitank dhe raketa kundër pozicioneve të IDF në malin Dov, Hermon dhe në lartësitë veriore të Golanit.
Ushtria izraelite (IDF) ka bërë sot thirrje civilëve që të largohen nga 25 zona në Libanin jugor. Ndërkohë më tej IDF dhe Shin Bet (siguria e brendshme) njoftuan vrasjen e terroristit Rawhi Mushtaha, kreut të qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur tre muaj më parë.
Forcat e mbrojtjes izraelite nënvizuan se Mushtaha u vra së bashku me zyrtarët Sameh al-Siraj, i cili mbante pozicionin e oficerit të sigurisë në byronë politike të Hamasit dhe Sami Odeh, kreu i "mekanizmit të përgjithshëm të sigurisë".
Sulmi kishte në shënjestër zyrtarët ndërsa ata fshiheshin në një tunel në Rripin verior të Gazës. Ushtria e përshkruan tunelin si "një ndërtesë nëntokësore të fortifikuar" që "shërbente si qendër kontrolli e Hamasit dhe lejoi militantët e nivelit të lartë të qëndronin brenda për periudha të gjata kohore".
Hamasi nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e zyrtarëve të lartë. Por sipas IDF Hamasi po fsheh humbjet e tij për të mos dekurajuar ushtarët e vet.
Foto: Ushtarë izraelitë
Gjatë natës, Forcat Ajrore izraelite (IAF) rrëzuan një seri dronësh mbi det të drejtuar drejt Izraelit qendror, raporton agjencia e lajmeve Times of Israel.
E njëjta gazetë thotë se Houthi-t më pas morën përgjegjësinë për lëshimin e dronëve.
Milica jemenasa pro-iranianë, pretenduan se kishin goditur një "shënjestër jetike" në Tel Aviv "me dronë të ndryshëm", shkruan Times of Israel: megjitthatë kjo deklaratë nuk ka asnjë konfirmim.