Nuk ka paqe për Gazën dhe banorët e saj dhe as ditë të qeta, teksa 1 mln banorë vuajnë nga uria dhe kriza humanitare.
Të paktën 27 palestinezë raportohet se u vranë sot në sulmet izraelite në Gaza.
Burime në spitalet lokale i thanë 'Al Jazeera' se shumica dërrmuese e viktimave ishin njerëz që kërkonin ndihmë.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme u raportua se dy nipër e mbesa të kryenegociatorit të Hamasit të vrarë në Gaza
“Dy nipër e mbesa të udhëheqësit Khalil al-Hayya (i cili kryeson ekipin negociator të Hamasit) u vranë në një sulm izraelit në Gaza”, raporton al-Risala, një zëdhënës i Hamasit, informoi “La Repubblica”.
Ndërsa sipas Times of Israel, Ayman Abd al-Salam al-Hayya dhe Muaz Abd al-Salam al-Hayya po prisnin dru zjarri në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës kur u vranë nga bombardimet izraelite.
Komente
