Presidenti amerikan Donald Trump i bën thirrje liderit të Iranit, Ali Khameneit që të dorëzohet. Ai deklaroi nëpërmjet një postimi sot në rrjetin e tij social "Truth”, se SHBA e dinë ekzaktësisht se ku ndodhet i ashtuquajturi lider suprem.
Në një status të dytë, ai shkruan për “dorëzim pa kushte”, ndërsa pak më herët tha se ‘kanë kontrollin e plotë të hapësirës ajrore të Iranit’.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje - Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Në krahun tjetër sulmet nga të dyja anët po vijojnë prej ditës së premte, me qindra viktima dhe të plagosur deri tani.
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael-Iran, shpërthime të reja në Teheran! Trump: E dimë ku është Khamenei, kemi kontroll të plotë të hapësirës ajrore
A.Q/S.B/ReportTv.al