Politikë

Lufta kibernetike/ Rama në Konferencën e NATO-s: S’duhet të presim për një mësim në kurriz për të vepruar së bashku

9 Tetor, 09:31| Përditesimi: 9 Tetor, 10:06

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Kibernetike të NATO-s që po mbahet në Tiranë, theksoi nevojën për të qenë të gjithë së bashku në luftën kibernetike. Ai tha se nuk duhet që të presim që të përballemi me një rrezik për të bashkëpunuar të gjithë së bashku.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kibernetike nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete. Përkundrazi është ide e mirë që të bëhesh pjesë e qendrës për mbështetjes kundër incidenteve një nismë e NATO-s për të mbledhur së bashku të gjitha vendet. Dhe për të formësuar një mbrojtje më të fortë përmes ndarjes së të dhënave tona, përpjekjeve dhe ndarjes së infrastrukturës. Shqipëria është një nga të parat që është pjesë tashmë dhe do të uroja që të gjithë vendet të bëheshin pjesë. Në të kundërt do na duhet ta bëjmë një gjë të tillë por pasi të kemi marrë mësim në kurriz se nuk është ide e mirë që të jemi të ndarë. Se ka një gjë që kam mësuar nga ekspertët e luftës kibernetike, kemi pasur mundësi të punojmë me më të mirët për të forcuar mbrojtjen tonë, që është e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet që përdor ai. Në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë në momentin që mëson se armiku synon diku tjetër. Mbledhja e të gjithë informacioneve për këto instrumente që përdor armiku dhe rrjetet novatore që ai përdor kur hyn në këtë hapësirë është domosdoshmëri dhe se bën dot kur je veç të tjerëve. Ndërkohë kur jemi së bashku, mëson përmasat e tua dhe ai instrument i ri që ka dalë të mos të të dëmtojë. Mbështetur në bashkëpunimin tonë me disa partnerë jo të NATO kuptuam që ndërkohë që na ndihmonin ne, ata nxirrnin mësime për veten e tyre për të parë se çfarë ishte e re nga fronti i armikut. Unë nuk jam gjeneral dhe as ekspert kibernetik, i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë. Jam thjesht një artist.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Konferenca e NATO-s, Rama: 48 sulme gjatë vitit, jemi mes të mirëve për mbrojtjen kibernetike! Rutte: Askush nuk është vetëm në Aleancë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?