Në një intervistë për televizionin Sky Tg24, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai kishte ftuar Papa Françeskun në Kiev dhe se do të ishte shumë i lumtur nëse ai do ta pranonte këtëtë ftesë.
"Kam ftuar Papa Françeskun në Kiev, do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte në Ukrainë", tha Zelensky.
Forcat ukrainase kanë arritur "suksese të pjesshme" të reja në jug të Bakhmut në frontin lindor dhe pranë zonës në juglindore të Zaporizhzhia, ku Ukraina po përpiqet të shtyjë rusët drejt Detit të Azov. Kështu raporton Shtabi i Përgjithshëm i Kievit.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të kryejnë operacione sulmuese në drejtim të Melitopolit dhe të arrijnë suksese të pjesshme në perëndim të Robotinës, Zaporizhia Oblast”, thuhet në raport.
Melitopol është qyteti më i madh që Rusia arriti të pushtonte në provincën Zaporizhzhia. Në fund të gushtit, Ukraina njoftoi çlirimin e qytetit Robotine, më shumë se njëqind kilometra në verilindje të Melitopolit. Edhe pse ka bërë pak përparim, ushtria ukrainase që atëherë nuk ka arritur të marrë kontrollin e asnjë qyteti tjetër në zonë.
Sa i përket situatës në frontin lindor, në provincën lindore të Donetskut, Shtabi i Përgjithshëm i Kievit raportoi të mërkurën për "sukseset e pjesshme" në zonat e Klishchivka dhe Andrivka, dy qytete të vendosura në jug të qytetit të Bakhmut që Ukraina rimarrë në shtator.
"Ne i shkaktuam humbje në aspektin e personelit dhe pajisjeve në ushtrinë pushtuese, vazhduam të konsolidojmë pozicionet që kishim arritur dhe rraskapitëm armikun", thuhet në raport.
Ndërkohë, Moska thotë se kanë parandaluar një tentativë të trupave ukrainase për të zbarkuar në Krime gjatë natës.
Moska, u ndal tentativa për zbarkimin e forcave të Kievit në Krime
"Në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, veprimet e avionëve të Forcave Ajrore Ruse ndaluan përpjekjen për të depërtuar në territorin e Krimesë nga një grup zbarkim i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili po shkonte në drejtim të Kepit Tarkhankut me një -anije ushtarake me shpejtësi dhe tre jet ski", thotë Moska.
Lajm në përditësim....
Gjermania po planifikon të dërgojë më shumë mbrojtje ajrore në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrojë dërgesat e grurit nga bombardimet ruse, sipas një raporti.
Berlini po kërkon të transferojë një sistem shtesë IRIS-T dhe më shumë se një duzinë armësh anti-ajrore Gepard në Kiev për të zmbrapsur sulmet ndaj dërgesave të destinuara për në Rumani, raporton Bloomberg.
Faqja e lajmeve tha se armët do të mbërrinin në Ukrainë deri në fund të vitit 2023, ndërsa njësitë IRIS-T do të vinin në një datë të mëvonshme pasi të ndërtoheshin.
Gjermania tashmë ka forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus me dy sisteme IRIS-T të dërguara në gusht.
Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph pranë qytetit rus të Belgorodit, kanë raportuar disa media ukrainase.
Sulmi thuhet se është kryer gjatë natës, raporton News Sky.
Në videot e postuara në kanalet ruse në Telegram d1%gjohen tingujt e shpërthimeve mbi Belgorod në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burimet brenda Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) që folën për mediat, nuk dhanë hollësi për shkallën e dëmit.
Rusia më herët pretendoi se forcat e saj kishin rrëzuar 31 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk.
SHBA do të transferojë mijëra armë dhe municione iraniane të sekuestruara në Ukrainë. Kjo lëvizje e radhës e SHBA pritet që të ndihmojë në zbutjen e disa prej mungesave kritike me të cilat po përballet ushtria ukrainase.
Sipas raportimeve, Komanda Qendrore e SHBA-së ka transferuar tashmë mbi një milion fishekë municionesh të sekuestruara iraniane tek forcat e armatosura të Ukrainës. Transferimi është kryer të hënën.
“Qeveria fitoi pronësinë e këtyre municioneve më 20 korrik 2023, përmes pretendimeve të Departamentit të Drejtësisë për konfiskim civil kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC)”, thuhet në deklaratë.
Bëhet fjalë për të mbi mbi 9,000 pushkë, 284 mitralozë, thuajse 194 raketahedhës, mbi 70 raketa të drejtuara antitank dhe mbi 700,000 fishekë municionesh të sekuestruara nga Irani prej Marinës së SHBA-së.
Kujtojmë se administrata Biden prej muajsh po peshon se si të dërgojë ligjërisht tek ukrainasit armët e sekuestruara, të cilat ruhen në objektet e CENTCOM në të gjithë Lindjen e Mesme, raporton Reuters.
Gjatë vitit të kaluar, marina amerikane ka sekuestruar mijëra pushkë sulmi iraniane dhe më shumë se një milion fishekë nga anijet e përdorura nga Irani për të transportuar armë në Jemen.
Konfiskimet, të kryera shpesh me forcat partnere rajonale, targetojnë anije të vogla pa shtetësi në rrugët e përdorura historikisht për të kontrabanduar armë te Houthis në Jemen.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, beson se Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
“Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë pjesën e tyre”, tha Michel në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel.
Ai theksoi se BE-ja duhet të “përshpejtojë procesin e vendimmarrjes“, duke shtuar se pranimi i shpejtë i Ukrainës “do të dëshmojë gjithashtu se Bashkimi Evropian është i aftë për ndërhyrje gjeopolitike“.
Ai sqaroi megjithatë se nuk do të ketë lehtësim të kritereve të anëtarësimit në BE për Ukrainën apo vendet e tjera kandidate. Përveç Turqisë, kandidatë për anëtarësim janë edhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia.
“Ukraina dhe vendet e tjera kandidate (për anëtarësim në BE) duhet të zbatojnë reforma, të luftojnë korrupsionin dhe të përmbushin kërkesat ligjore“, tha Michel.
Perspektiva e zgjerimit është një nga temat që do të shqetësojë liderët e Komunitetit Politik Evropian gjatë takimit të mbajtur nesër në Granada të Spanjës./
Ukraina do të bëjë gjithçka për të fituar luftën kundër Rusisë, tha sot Presidenti Volodymyr Zelensky.
“Ka lodhje, por ne do të bëjmë gjithçka për të mposhtur armikun tonë dhe kundërsulmi ynë po përparon madje po bëjmë gjithçka për të zmbrapsur armikun”, tha ai.
Zelensky tha se SHBA po mbështet Ukrainën në këto momente të vështira dhe se është i bindur se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen, raporton NewsSky.
Rusia zhvilloi bisedime me SHBA-në dhe BE-në për situatën në Nagorno-Karabakh për shkak të operacionit ushtarak nga Azerbajxhani muajin e kaluar, tha Ministria e Jashtme ruse.
“SHBA dhe BE na u afruan dhe na kërkuan të zhvillonim një takim”, u tha gazetarëve zëdhënësja ruse Maria Zakharova.
Ajo gjithashtu tha se palët shkëmbyen mendime për situatën, raporton NewsSky.
“Nuk kishte asgjë sekrete në këtë takim; ishte një dialog i zakonshëm. Do të shohim se si Perëndimi do t’i paraqesë të gjitha këto tani”, tha Zakharova.
Muajin e kaluar, mijëra armenë etnikë u larguan nga territori i Nagorno-Karabakut në Armeni pasi Azerbajxhani rifitoi kontrollin e rajonit.
Nagorno-Karabakh është një enklavë armene në Azerbajxhan dhe ka qenë një epiqendër lufte që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
SHBA dhe BE kanë shprehur “shqetësime të thella” për armenët në Nagorno-Karabakh, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që ka qenë nën kontrollin armen.
Pamjet e publikuara nga Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës supozohet se tregojnë forcat speciale duke kryer një bastisje në brigjet e Krimesë.
Autoritete thanë se “luftëtarët ukrainas kishin zbarkuar në territorin e gadishullit të Krimesë dhe kishin shkaktuar zjarr mbi pushtuesit e Moskës”. Ukraina ka publikuar rrallë operacione të tilla, me të fundit që thuhet se ka qenë në gusht. Data dhe ora e këtij sulmi të fundit nuk është bërë e ditur, raporton NewsSky.
Megjithatë, media shtetërore ruse tha sot se forcat e saj ajrore kishin penguar një përpjekje të forcave të armatosura të Ukrainës në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”. Gjithashtu pamjet e publikuara nga shërbimi rus i sigurisë, FSB, tregonin një diversant të kapur ukrainas duke u marrë në pyetje. Pamjet me sa duket tregonin gjithashtu “një nga hidrociklet me pushkë automatike dhe municione në bord”.
Rusia tha se ai është një anëtar i DI dhe se qëllimi i tij ishte vendosja e flamurit ukrainas. Andriy Yusov, zëdhënësi i DI, gjithashtu pranoi bastisjen dhe tha se kishte humbje nga të dyja palët. Yusov tha se ishte një operacion sabotazhi dhe zbulimi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se kishte ftuar Papa Françeskun në Kiev dhe se do të ishte shumë i lumtur nëse ai do ta pranonte këtëtë ftesë.
"Kam ftuar Papa Françeskun në Kiev, do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte në Ukrainë", tha Zelensky.
Në një intervistë për televizionin Sky Tg24, Zelensky tha se "duhet të fokusohemi në çështjet humanitare, në kthimin e fëmijëve të deportuar në Ukrainë në Federatën Ruse dhe kjo është një detyrë shumë e rëndësishme. Do të isha shumë i lumtur nëse do të kisha mbështetjen e Italisë për këtë".
Një gjykatë në Moskë dënoi me 8 viet e gjysmë në mungesë ish redaktoren e televizonit Channel One Marina Ovsyannikova duke e shpallur fajtore për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me forcat e armatosura Ruse.
Në mars 2022, Ovsyannikova ndërpreu transmetim televiziv të kanalit shtetëror ku punonte, duke protestuar me një pankartë kundër pushtimit të Ukrainës. Ajo u arrestua, u gjobit e më pas u lirua, ndërsa në tetor 2022 u largua nga Rusia për t'u zhvendosur në Evropë.
Sipas vendimit për 4 vite Marina Ovsyannikovës i është hequr e drejta për t'u përfshirë në aktivitete që lidhen me administrimin e faqeve të internetit të rrjeteve elektronike ose të informacionit.