Vrasja e blogerit rus në Shën Petërburg, Moska akuzon shërbimet ukrainase, arrestohet gruaja që i dha statujën, ndalohet nëna dhe motra e saj! Nesër Finlanda bëhet anëtare e NATO

3 Prill 2023, 07:31| Përditesimi: 3 Prill 2023, 22:57

  • Share

Komiteti Kombëtar Kundër Terrorizmit i Rusisë tha sot se inteligjenca ukrainase u ndihmua në vrasjen e blogerit të luftës Tatarsky nga "agjentë" të organizatës kundër korrupsionit të themeluar nga Alexei Navalny, raportuan mediat ruse.

Beteja për pushtimin e Bakhmutit, sipas grupit mercenar rus ‘Wagner’, ka përfunduar zyrtarisht. Njoftimi është bërë nga Yevgeny Prigozhin, i cili ka postuar një video në të cilën thotë se flamuri rus është ngritur në ndërtesën e administratës komunale të qytetit Donbass, skenë e luftimeve të furishme me ukrainasit për muaj të tërë. 

“Teknikisht ne kontrollojmë qytetin”, ndërsa “armiku mbeti në lagjet perëndimore”. Prigozhin më pas ia kushtoi këtë fitore blogerit ultranacionalist Vladlen Tatarsky, i cili u vra disa orë më parë në një sulm në një kafene në Shën Petersburg.

Nga ana tjetër, ushtria e Ukrainës ka mohuar këto pretendime të grupit rus, duke deklaruar se ende ka kontrollin e rajonit të Bakhmutit.

Ndërsa për vrasjen e blogerit ushtarak rus, raportohet se është arrestuar një grua 26 vjeçare e quajtur Daria Trepova, banuese në Shën Petersburg. E reja akuzohet se kishte sjellë në kafene një kuti me një bust të Tatarsky, brenda së cilës ishte e mbushur me eksploziv. Gjithashtu është ndaluar edhe motra me nënën e të dyshuarës kryesore.

Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që Finlanda të anëtarësohet zyrtarisht në NATO. Rusia nga ana e saj ka paralajmëruar se do të rrisë potencialin ushtarak në drejtim të Perëndimit pasi aleanca ushtarake e Atlentikut të Veriut do të bëhet me anëtarin e saj të 30.  

Ora 22:35
FOTO/ Kjo është statuja që vrau blogerin rus në Shën Petersburg

1680554171_podrobnoevideotoho24main.jpeg

Kjo është statuja që vrau blogerin rus Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg. 

Statuja brenda të cilës kishte tritol iu dha nga një vazjë që blogeri e quan Nastya, e cila tha se e kishte krijuar me dorën e saj. Rojet nuk e lejuan të futej brenda, por blogeri rus zgjodhi t’i besonte dhe e pranoi brenda.

Madje Tatarsky e ftoi të qëndronte pranë tij, por ajo nuk pranoi duke i thënë se kishte turp. Më poshtë janë pamjet e momentit kur gruaja futet në lokal dhe më pas ndodh shpërthimi.

Ora 21:44
Raporti tronditës i UNICEF: Mbi 500 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës

1680551082_unicef.jpg

Të paktën 501 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurt 2022, kur Rusia filloi pushtimin e saj. Kjo u raportua nga Catherine Russell , drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). "Një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet ukrainase," shkroi Russell në një postim në Twitter, duke paralajmëruar se shifra e vërtetë është "ndoshta shumë më e lartë" sesa shifrat e verifikuara nga agjencia e OKB-së. Gati 1,000 fëmijë ukrainas janë lënduar gjithashtu, me "vragë - të dukshme dhe të padukshme - që mund të zgjasin një jetë", shtoi Russell.

Ora 14:31
Nesër Finlanda zyrtarisht anëtare e NATO-s, reagon Rusia: Do forcojmë potencialin ushtarak drejt Perëndimit

1679772908_putin.JPG

Federata Ruse do të forcojë potencialin e saj ushtarak drejt Perëndimit dhe veripëerëndimit si kundërpërgjigjie për hyrjen e Finlandës në NATO.

Lajmin e bëri me dije zëvendës ministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko. Siç edhe më herët u raportua, të nesërmen pritet zyrtarizimi i anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Ora 13:35
Zelensky viziton të mëkurën Poloninë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë Poloninë të mërkurën.

Ndër të tjera, ai do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj, njoftoi të hënën në Twitter një zëdhënës i presidentit polak, Andrzej Duda.

Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit .

Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.

Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Ora 12:25
Vrasja e ushtarakut rus, 26 vjeçarja e arrestuar: Unë thjesht dorëzova statujën që shpërtheu! Do e them më vonë emrin e porositësit

1680504852_Screenshot17780x4391770x433.jpg

“Kam sjellë një statujë që më pas shpërtheu”. Kështu u përgjigj Daria Trepova, gruaja e dyshuar për sulmin e djeshëm në një kafene të Shën Petersburgut ku mbeti i vdekur edhe blogeri ushtarak, Tatarsky.

Pyetjes së nga kush e mori statujën, e reja u përgjigj duke thënë se këtë do ta tregonte më vonë.

Daria Trepova shfaqet në video me një këmishë të bardhë dhe me flokë më të shkurtër se në imazhet e sigurisë ku shihet se ajo po hynte në kafene me një pako në duar.

Ora 09:31
Arrestohet një gua në Rusi për vrasjen e blogerit Tatarsky

Një grua 26-vjeçare, Daria Trepova, banuese në Shën Petersburg, dyshohet se u arrestua për sulmin në të cilin u vra blogeri ultranacionalist rus Vladlen Tatarsky. 

Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda, një gazetë në internet, duke cituar si burim Interfax-in rus. 

Sipas një rindërtimi fillestar, e reja akuzohet se kishte sjellë në kafene një kuti me një bust të Tatarsky, brenda së cilës ishte e mbushur me eksploziv.

Ora 09:28
Zëvendës kancelari gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga nisja e luftës, në fokus bashkëpunimi në sektorin energjitik

1655707553_Capture.JPG

Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck mbërriti në Kiev për bisedime politike më 3 prill, i shoqëruar nga një delegacion i biznesit të vogël.

Vizita ka në fokus rizhvillimin dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

"Qëllimi ishte t'i jepej Ukrainës shpresë se vendi do të rindërtohet pas luftës", tha Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë i Gjermanisë, gjatë udhëtimit për në Kiev, duke shtuar se vendimet për investime ishin marrë tashmë ose do të merreshin.

Habeck po udhëton në vend për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

Ora 08:53
VIDEO/ Momenti kur një grua futet në lokalin në Shën Petersburg dhe i jep ‘dhuratë’ lëndën plasëse mbështetësit të Putin! Shpërthimi i mori jetën

Blogeri i njohur ushtarak rus, Vladen Tatarsky u vra ditën e djeshme në një shpërthim në një lokal në Shën Petersburg. Një grua thuhet se i dha blogerit ushtarak një statujë me 200 gram tritol që shpërtheu. Në media ëhstë publikuar edhe momenti kur kjo grua futet në lokal me statujën në duar, të cilën më pas dyshohet se ia ka dhuruar blogerit rus Vladen Tatarsky, një mbështetës i madh i presidentit rus Vladimir Putin.

 

Ora 08:47
Blinken telefonin Lavrov-in, i kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit amerikan të arrestuar

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të një gazetari amerikan të arrestuar në Rusi gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, një shtetas amerikan i caktuar në zyrën e gazetës në Moskë, u arrestua javën e kaluar dhe u akuzua si spiun i Shteteve të Bashkuara.

Në bisedën me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, “Blinken përcolli shqetësimin e madh të Shteteve të Bashkuara për ndalimin e papranueshëm të një gazetari amerikan nga Rusia”, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Blinken i kërkoi Kremlinit që menjëherë të lirojë shtetasin amerikan të arrestuar gabimisht Paul Whelan, një ish-marins i kthyer në ekzekutiv të sigurisë së korporatës i arrestuar në Moskë në 2018 dhe i dënuar për spiunazh në vitin 2020.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demokrati: 03/04/2023 15:22

    Zoti Berisha! Separi eshte rradha yte te merresh i pandehur per vrasje,grushtin e Shtetit,djegjen e Shqiperise!pastaj Ilir floririt,me Rublat Ruse !pastaj radha e inceneratoreve etjera.

    Përgjigju
    • Or tej: 03/04/2023 23:38

      Ke te drejte. Duhet ta denoje Putini per vrasjen or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?