Në javët e para të marsit mund të kemi një rishikim të masave anti COVID në vendin tonë. Deklarata është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Ajo ishte sot me Zv/Presidentin e Zvicrës, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me të cilin kanë vizituar qendrën shëndetësore të Vorës, e rikonstruktuar falë mbështetjes së qeverisë zvicerane.
"Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 million dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes. Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars", tha Manastirliu.
Ajo u shprehu mirënjohjen për mbështetjen homologut zviceran. Gjatë vizitës në pikën e vaksinimit brenda qendrës shëndetësore 24 orëshe të Vorës, Manastirliu e vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anticovid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.
Deri tani janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj COVID-19.
\
Ça thu o Ogert a je në terezi apo jo? Ishit tparët që vut drrynin e të funit që po i hapni. Zvicra,Spanja ,Norvegjia etj etj kan harru ça ishte virusi. Hiqni më kte kufizimin se lat nom.
Përgjigjuper cilat masa e ke fjalen moj zonje,del neper tirane ti ,shikon cfare behet apo hic..... ska kokerr mase ,zero
Përgjigju