Në përputhje me vendimin që pa qenë të gjithë të sigurte, askush nuk është i sigurte, Bashkimi Evropian po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.
Unioni Evropian do të dërgojë për 650 mijë doza të vaksinës Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera të rrezikuara, theksojnë burime për Radio Evropa e Lirë.
Vaksinat e ardhura do të jenë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Në anën tjetër BE, po punon për të arritur marrëveshjen trepalëshe, e cila do të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, kompaninë Pfizer dhe vetë BE-në. Në bazë të deklaratave të para Austria do të jetë vendi që do të ndihmojë në anën administrative të shpërndarjes së vaksinave, në Ballkanin Perëndimor, rajonin I cili ka pasur vonesa të shumta në fillimin e procesit. Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Evropian miratoi 70 milionë euro për furnizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të këtyre zhvillimeve edhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, zhvilloi të premten një bisedë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit aii u shpreh se në këtë bisedë u diskutuan edhe veprimet e fundit për të siguruar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.
Jo kaq shume. Mbani dhe ca per vete se Po na jepni me shume nga sa na duhen. U vonuat ca por me mire vone se kurre.
Përgjigju