Lufta kundër COVID-19, Evropa zgjat masat kufizuese (VIDEO)

24 Shkurt 2021, 10:54| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 14:00

  • Share

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19, veçanërisht pas rritjes së rasteve me variantet e reja të COVID-19, një pjesë e madhe e shteteve evropiane kanë zgjatur kufizimet.

Mbrëmjen e djeshme Kryeministri irlandez Michel Martin ka bërë të ditur se të paktën edhe për 40 ditë të tjera vendi do të vazhdojë me masat izoluese në fuqi. Masat kufizuese u vunë në fuqi dy muaj më parë dhe do të zgjasin deri më 5 prill. Pasi kishte regjistruar një prej niveleve më të ulëta në Evropë të viktimave nga COVID-19 deri në fund të 2020, Irlanda arriti rekorde botërore të numrit ditor të vdekjeve në raport me popullsinë.

Edhe qeveria holandeze një zgjatje deri më 15 mars të shtetrrethimit aktual, një masë që synon luftimin e përhapjes së COVID-19. Më 8 mars do të vendoset nëse ora e ndalimit do të zgjatet sërish përtej 15 marsit, që korrespondon me ditën e parë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.  Në fuqi nga ora 21:00 deri në 04:30 mbetet shtetrrethimi, i pari në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore, u zgjat për herë të parë deri më 2 mars. Sidoqoftë, qeveria ka njoftuar një lehtësim të vogël të masave të caktuara në vend, përfshirë rihapjen e parukerive. Të ashtuquajturat dyqane jothelbësore, gjithashtu të mbyllura, tani do të mund të hapen me një numër të kufizuar klientësh.

Ndërkohë që Franca po përgatitet për të marrë masa të reja që synojnë një pjesë të veriut të vendit, ku po vërehet shpërthim i epidemisë COVID-19 për shkak të variantit anglez. Cote D’Azur,është vënë në shtetrrethim ndërsa priten edhe rajone të tjra, duke ndjekur një politikë të ngjashme me Italinë dhe rajonalizimin e vendit.

Suedia në anën tjetër e kritikuar gjerësisht për masat e marra, ka ndryshuar strategji, tanimë në kryeqytetin suedez kërkohet nga banorët që të përdorin gjerësisht maskat mbrojtëse,  pas rritjes së infektimeve të reja .

Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës Gjermania ka nisur të lehtësojë disa kufizime, edhe pse sëmundja po tërhiqet me ngadalë. Pas dy muaj mbyllje të shkollave fillore dhe kopshteve, në më shumë se gjysmën e 16 landeve gjermane ato janë hapur sërish. Në Britani, kryeministri Johnson publikoi planin e lehtësimit. Nga 8 marsi të gjitha shkollat do të rihapen dhe pas mësimit do të lejohen aktivitetet sportive. Po ashtu, nga 12 prilli do rihapin dyert dyqanet, floktoret dhe libraritë. Ndërsa birraritë do të ofrojnë pije për të marrë me vete.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?